=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Opozita nuk duhet të ketë asnjë pendesë për strategjinë e ndjekur prej saj!

12 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Opozita nuk duhet të ketë asnjë pendesë për strategjinë e ndjekur prej saj!

Nga Red VARAKU

Ka një brengosje dhe një frymë revolte, e cila haset rëndom në shumë biseda, analiza dhe komente në lidhje me qasjen dhe qëndrimin, që po mban opozita shqiptare . Kjo brengosje vjen, si pasojë vendimit të opozitës, për të pasur një qasje paqësore, ndaj zgjidhjes së situatës.


Për këtë ka shumë demokratë, që nisur nga dëshira e mirë, e gjykojnë keq aksionin opozitar për strategjinë dhe qasjen paqësore, që opozita përzgjodhi, sidomos pas përgjimeve, ku u zbulua mekanizmi pervers i vjedhjes së zgjedhjeve dhe ku të gjithë e pamë se si elita kryesore e PS parakalonte duke vjedhur zgjedhjet.


Ashtu, siç ka edhe disa të tjerë, mercenarë të veshur me petkun e opozitarit, që ‘sulmojnë’ autorin e kësaj strategjie, Lulzim Bashën duke i bërë një shërbim të çmuar Edi Ramës, për ‘pagesën’ e të cilëve , Rama kujdeset personalisht.


Ndërkohë, që të parët e meritojnë një shpjegim, me të dytët është e panevojshme të diskutohet. Ata meritojnë vetëm përbuzje dhe neveri, sepse janë kthyer në qen sulmi dhe mercenarë të Edi Ramës, të cilët ai po i përdor për të realizuar ëndrrën e tij të madhe, kapjen e opozitës.


Shqetësimi i të parëve duhet mirëkuptuar, sepse ka në thelb shqetësimin e sinqertë ,që ndajmë të gjithë ne, për ndaljen më çdo kusht të degradimit të demokracisë, revanshit të ‘bijve të bllokut’ dhe rilindjes së diktaturës.
Ndaj, do të përpiqem të sqaroj se pse një qasje e dhunshme e opozitës do të ishte një qasje e gabuar dhe pse qasja paqësore e opozitës është qasja e duhur.


Së pari, një qasje e dhunshme mund të sillte PD në pushtet, por ajo do të vinte me një bilanc shumë të rëndë për shqiptarët dhe do të sillte pasoja shumë të rënda për vendin. Pra, ilaçi për ‘sëmundjen’ do të kishte qenë shumë herë më i rëndë se vetë kura. Ndaj, në vend të viktimave, Opozita zgjodhi të sakrifikonte mandatet e saj dhe të bojkotojë zgjedhjet lokale, duke i krijuar, jo pak disavantazhe vetes.


Kjo është një premisë e rëndësishme për të gjykuar në mënyrë korrekte strategjinë e ndjekur nga Lulzim Basha. Ndryshe nga Rama, që sakrifikoi dhe shiti katër viktima për të ardhur në pushtet, Lulzim Basha ka refuzuar të vijë pushtet me gjakun e viktimave dhe për këtë për këtë fakt, ai jo vetëm nuk duhet qortuar, por meriton mirënjohje.


Së dyti, ishte pikërisht kjo qasje paqësore, që e ndërgjegjësoi Bashkimin Europian se beteja e Opozitës, nuk është një betejë për pushtet, por është një betejë për të rikthyer vlerat perëndimore në vend.
Kjo qasje e detyroi BE, që nëpërmjet 15 kushteve për hapjen e negociatave, t’i kërkojë Edi Ramës të largohet nëpërmjet një kodi zgjedhor, që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Së treti, kjo qasje paqësore bëri të mundur një mbështetje të jashtëzakonshme të Partive Popullore Europiane, e cila si në asnjë rast tjetër në histori, nxorri një rezolutë të jashtëzakonshme në mbështetje të kauzave opozitare dhe nominalisht Lulzim Bashës.


Pra, nëpërmjet kësaj qasjeje, sot një ndër faktorët më të rëndësishëm dhe përcaktues te pushtetit në Shqipëri, faktori ndërkombëtar është shprehur qartë në lidhje me zgjidhjen e krizës në vend.


Ndaj, është e nevojshme që të gjithë duhet ta kuptojnë që opozita nuk është qeveri dhe ajo nuk mban përgjegjësi për dështimet e qeverisë.


Natyrisht ajo ka detyrën e saj dhe është në krye të detyrës, jo vetëm duke denoncuar me forcë korrupsionin dhe përpjekjet e kësaj qeverie për të asgjësuar demokracinë, por duke dhënë edhe zgjidhje dhe alternativa.
Ajo është në krye të detyrës me të gjithë forcën që i jep e drejta, për të mos lejuar të përsëritet më kurrë ajo që ndodhi me zgjedhjet dhe që sot nuk është më vetëm një bindje e opozitës, po edhe e faktorit ndërkombëtar.


Opozita nuk duhet të ketë asnjë pendesë për qasjen e saj paqësore dhe për respektimin e ligjit, që ajo vendosi të ndjekë deri në fund, për mosnxitjen e dhunës, kur të gjithë ne e pamë qartë që ‘zullumqarët’ e veshur me pushtet grabitën dhunshëm ditën ne diell vullnetin e popullit shqiptar.


Rruga që ajo zgjodhi , nëpërmjet protestave dhe dy akteve më të forta të historisë politike të Shqipërisë, djegjes së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, ishte padyshim rruga e duhur për t’i hequr maskën këtij regjimi , brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Kursi ri politik i Opozitës , i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, për një reformë zgjedhore, për shtimin e rrugëve e të intensitetit të komunikimit me qytetarët për hallet e mëdha të vendit, të nevojës për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë të qartë qeverisëse, jo vetëm që nuk tregon dobësi, por dëshmon pikërisht të kundërtën, shkallën e lartë të përgjegjësisë, që po tregon Opozita dhe përgjegjësia është atribut i dobësisë, por i fuqisë dhe pjekurisë politike që dëshmon që ajo është gati për të qeverisur vendin.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com