InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Sërish numër i lartë rastesh me Covid 19, zv.ministrja: Jemi shumë mirë, ja çfarë është e rëndësishme

22 Prill, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Shëndetësi
A A
LAJM I FUNDIT/ Sërish numër i lartë rastesh me Covid 19, zv.ministrja: Jemi shumë mirë, ja çfarë është e rëndësishme

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 25 raste të reja me Cocvid 19, duke e çuar numrin total në 634. Rastet e reja janë zbuluar në Krujë, në Tiranë, në Shkodër dhe në Kurbin. Numri i rasteve të reja qendron i njëjtë me ditën e djeshme, ku po ashtu u zbuluan 25 raste të reja. Sipas zv minsitres Rakacolli, edhe pse ka një numër shumë të ulët testesh, është një nga vendet shembull për numrin e të shëruarve.

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356. Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 256 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 100 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 58 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste
Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në kushtet e lirimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, sidomos distancimi fizik në rrugë, dyqane, ambiente punë dhe në mjetet e transportit pë rata që i përdorin për të arritur në vendet e punës.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. 

Të Lidhura

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025
Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com