Edhe gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, vranësirat e dendura do të sjellin reshje shiu, por here pas here pritet të këtë intervale të shkurtra me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke krijuar dallgëzimi 5 ballë.