Lëkundje tërmeti janë ndjerë pas mesnate në afërsi të qytetit të Peqinit.
Sipas të dhënave paraprake, EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 5 km në verilindje të Peqinit dhe 29 km në jug të Tiranës.
Ndërkohë Igjeum raporton se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.
Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 5 km, ndërkohë që lëkundjet u regjistruan rreth orës 01:40.
Referuar komenteve në aplikacionin e EMSC-së, lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan, Cërrik dhe Lushnjë.