“M’AT ANË GARDHIT ASGJA TË RE!” – Migjeni
Varg i vjetër, por ma aktual se kurrë.
Duket si ata filmat fantashkencë ku ka ngec fleta e kalendarit dikun dhe e njejta ditë jetohet 100 herë.
Nji hije e zymtë na ka vesh tetanve.
Strukna para televizorit t’u prit me ankth lajmet nga vendi dhe bota, kush u prek, kush iku, kush mbeti, situatë e trishtë ku njerzit trajtohen si numra që i afrohen shumë e ma shumë apokalipsit total.
Ndërkohë që ne hupim në menimet tona të përditshme, në lutjet e nënvetëdijshme, në ata punët rutinë, m’at anë gardhit asgja e re nuk ndodh, veç akrepat e orës që kurrë s’ndalojnë e njehin kohën pa asnjë lëshim.
Rrugt e zbrazta, qeveria në krye të detyrës si ata pemët pa kokrra që lulen e kanë të bukur por prodhimin zero, ashtu na mbushin diten dhe këta me propagandë të papëlqyshme.
Njerëzit shumë të vegjël përball kësaj trrazine të madhe, ma të madhe se tetan ne bashkë.
Veç Zot, rujna ment e kres!
Njerëzimi po i lanë mëkatet që kemi ba karshi njeni-tjetrit.
Sot na mbetet veç mu lut fort !
Zot mëshirë e mos na rando, veç sa ba robi!!