InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Skender Doçi: Libri, baza themelore e formimit, karakterit dhe inteligjencës

26 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Nga, Skender Doçi: Libri, baza themelore e formimit, karakterit dhe inteligjencës

Sot metodat për të mësuar dhe për të ecur në rrugën e dijes janë të shumta dhe të gjithanshme. Ajo që vlen për t’u theksuar është cilësia, asimilimi dhe perceptimi i saj në një produkt sa llogjik, psikologjik aq edhe shpirtëror, duke arritur kështu një formim tek njeriu me bazë tre component, atë personal, social-shoqëror dhe profesional.
Po të hedhim shikimin nga shekujt e kaluar, para dhe pas mesjetës, shkencëtarët, gjenitë e fushave të ndryshme i kanë dhënë shumë njerëzimit, por në aspektin personal janë rrënuar në më të keqen nga besimet fetare dhe sistemet shtetërore të kohës. Të dyja së bashku, në këtë pikë rrënonin secilin që u dilte përpara për gjëra jashtë perceptimit të tyre dhe për më tepër kur shpikja, arti, vlerat që promovonin, shkonin për kundër interesave të tyre, që në të vërtetë ishin të errëta. Sot, kjo nuk ndodh pothuajse në asnjërin nga vendet e botës.
Ajo që doja të thoja më lartë është se, mendje brilante njerëzimi ka pasur edhe kur informacioni dhe teknologjia kanë qenë të papërfillshme, kjo e ngadalësonte dhe e vështirësonte por nuk e ndalonte shkencën, shpikjen, artin e letërsinë. Aq më tepër, aspektet e moralit dhe të personalitetit këta njerëz i mbartnin në nivelet më të larta. Nese kthehemi te mendimet që doja të shprehja që në fillim të këtij shkrimi, midis inteligjencës, dijes dhe formimit, pavarësisht se shkojnë në të njëjtin drejtim, ka dallime jo të vogla. Marrim një njeri intelegjent e të vullnetshëm që formimin dhe dijen i ka ( ne masen 90%) të aspektit informativ, siç janë mediat, rrjetet sociale, mjedisi, pse jo edhe kafenetë por kryesisht interneti. nuk them se s’është i ditur, por edhe se është i formuar nuk mund ta them. Është i ditur, por në qoftë se më lejoni të përdor një fjalë ndoshta jo në vendin e duhur, është edhe “mistrec”, pra çalon ndjeshëm në aspektin e formimit personal dhe social-shoqërorë, ndërsa në aspektin profesional mund të jetë ndoshta edhe mbi nivelin mesatar.
Në qoftë se makina iu ka ardhur në ndihmë këmbëve, kompjuteri dhe interneti i kanë ardhur në ndihmë trurit, por asnjëra nuk janë zëvendësues, janë thjeshtë ndihmëse dhe sigurisht shumë përshpejtuese dhe të mundshme në përdorim nga gjithsekush, e thënë ndryshe janë baza e përgjithshme nga ku fillon diferencimi midis njerëzve. Përkundrazi, duhen ndermarrë shumë masa të tjera, biles edhe të programuara si për këmbët ashtu edhe për trurin për të neutralizuar jo pak efektet negative që sjellin dy shpikjet ndër më të mëdhatë që njeriu ka bërë për ti ardhur në ndihmë vetes së vet.
E thënë me fjalë të tjera, në qoftë se i quajmë “asete”, janë të domosdoshme për kohën por kurrsesi të mjaftueshme. Ajo që është e pazëvendësueshme si për kohërat që kanë shkuar, ashtu edhe për kohërat që do të vijnë,është libri. Përmes librit, njeriu inteligjent i përmbush në më të mirën e mundshme formimin personal, social-shoqëror, padiskutim edhe atë profesional. Ajo që është edhe më edhe më e rendesishme realizon veten ne nje menyre organike, te qendrueshme, dhe të asimilueshme, si rezultat krijon një personalitet me identitet dhe dinjitet të fortë
Marrim një shembull që është edhe më sinjifikativ, dallimin midis librit dhe po këtij libri të realizuar shumë mirë si film, ku regjizori ka arritur ta çojë atë tek shikuesi nëpërmes një realizimi të arrirë skenik.

Një libër me 400 faqe në formatin pak më i madh se A5, ka afërsisht 600 fjalë për faqe, shpejtësia normale e leximit për të krijuar një perceptim të mirë, është rreth 200 fjalë për minut, duhen 3 minuta për të lexuar një faqe dhe 1200 minuta për ta mbaruar këtë libër, nevojiten afërsisht 20 orë lexim, po të lexosh 2 orë në ditë, libri e mbaron afersisht për 10 ditë. Ndërsa regjizori ka arritur ta vërë në skenë të gjithë përmbajtjen e librit në 1 orë e gjysëm
Ku qëndron në këtë rast dallimi, midis leximit të librit dhe shikimit realizimit si film, aq më tepër kur në mes qëndron një diferencë kohe goxha e madhe.
Kur e lexon në libër, autori të shpjegon me detaje sekuencat ngjarjet, karakteret e personazheve, natyrën, marrëdhënjen si dhe një farë vlerësimi ( të hollë) dhe qëndrimin e tij personal për secilin nga komponentët e sipërpërmendur, pra të bën pjesë të përjetimit dhe deri diku të vlerësimit të ngjarjeve sipas ndjenjave dhe emocioneve të veta, duke të të ndihmuar në një perceptim të thellë dhe të detajshëm të ngjarjeve sipas këndvështrimit personal, mbi të cilin ai është frymëzuar për ta shkruar librin. Si rezultat, diferenca në aspektin perceptues dhe formues është akoma më e madhe se diferenca në kohë midis leximit të librit dhe shikimit në film, gjithmonë në kurriz të këtij të fundit, pra filmit.
E thënë ndryshe, libri ka një karakter formues, ndersa po i njëjti liber i sjell në film shenderrohet në një karakter të natyrës treguese, një dallim ky goxha i madh.
Sikurse nuk ka një shkollë të posaçme për karakterin, nuk ka as për inteligjencën. Mendoj se karakteri dhe intelegjenca, janë më shumë të trashëguara, të lindura ose dhunti personale, sigurisht jeta është një mundësi e madhe për secilin që ti formësojë e ti asimiloj ato si rezultat i sjelljes, rrethanave dhe personalitetit që krijon vetë njeriu.
Ajo që është krejt në dorën dhe mundësinë e secilit individ është formimi, i cili vë në pah më së miri çdo cilësi tjetër tek njeriu. Shto këtu rastin kur njeriu i ka të lindura ose dhunti inteligjencën dhe karakterin, në këtë rast sa më shumë të punoj për formimin e tij aq më lart ngrihet në majat e kulturës, shkencës dhe shoqërisë.
Duke u armatosur fort me tre komponentët e formimit, personal, social-shoqëror dhe padyshim atë profesional. Në këtë përpjekje rruga më e saktë, më e shkurtër dhe e pagabueshme është libri, dhe leximi i tij nga sa më shumë fusha që ti punon dhe preferon, pa dashur këtu të lë në një anë edhe dhjetëra faktorë të tjerë që kanë ndikimin dhe impaktin e vet.
Ajo që e dallon librin është fakti se: Aty gjen sekretin dhe të fshehtën e madhe, ku përmes autorit të librit, ngjarjeve, përshkrimit të personazheve dhe qëndrimit që mban ai ndaj tyre, mund të marrësh edhe treguesit e karakterit dhe intelegjencës, për të cilët edhe pse janë shumë të rëndësishëm deri sot nuk ka një shkollë të posaçme.

Nga ky Konceptim, ka gjetur vend edhe frymëzimi im, për të shkruar poezinë – LIBRAT

https://youtu.be/zEvGYudQ-F0

Ju faleminderit!

Skender Doçi

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com