InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sukseset më të mëdha të aksionit të Opozitës shqiptare

8 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga, Red VARAKU

Ka një përpjekje të jashtëzakonshme nga makineria e propagandës për ta injoruar suksesin aksionit të Opozitës shqiptare gjatë vitit që shkoi. Në krye të argumenteve qëndron argumenti që Opozita dështoi në realizimin e premtimit të saj, që ishte largimi i Edi Ramës.

Në fakt mosdorëheqja e tij edhe pasi dolën përgjimet dhe Opozita u detyrua të djegë mandatet dhe të bojkotojë zgjedhjet lokale, vërtetoi të gjithë tezën e Opozitës, që në Shqipëri po instalohej një regjim dhe demokracia shqiptare po shkonte drejt asgjësimit.

Në këtë kuptim kush pretendon që një regjim të largohet me protesta ose është i paditur ose është i trashë, sepse dihet që hera e fundit që një mandat është ndërprerë me dhunë është nëpërmjet përplasjes civile të vitit 1997. Të gjithë e dimë se çfarë pasojash i solli vendit një përplasje e tillë. Në vend të akuzave pa asnjë logjikë, Opozita meriton mirënjohje që nuk e çoi vendin drejt përplasjes civile në emër të pushtetit.

Sigurisht çdo vlerësim në lidhje me suksesin ose jo të Opozitës së Lulzim Bashës , i cili matet me largimin ose jo vitin që shkoi të Edi Ramës, është thjesht spekulim. Kjo për faktin e thjeshtë se suksesi i këtij aksioni matet vetëm në zgjedhje. Vetëm në zgjedhje duket nëse Opozita ia ka dalë ose jo të ndërgjegjësojë opinionin publik shqiptar. Por edhe pse nuk mund ta themi me siguri, ka disa kritere të cilat janë deri diku indikatorë të këtij suksesi.

Një nga indikatorët kryesorë është bashkimi i të gjithë faktorit opozitar, të cilin duhet thënë që Lulzim Basha e ka përmbushur me sukses. Ai ia ka dalë të realizojë bashkimin opozitar më të madh në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Asnjëherë më parë nuk ka patur një koalicion kaq të madh me kaq shumë parti.

Një tjetër indikator i rëndësishëm i suksesit të kësaj Opozite është krijimi i një fryme opozitare , e cila ka krijuar aftësinë për të ngritur një furtunë të jashtëzakonshme opozitare në numra dhe kohë . Provë për këtë është protesta e vitit të shkuar e cila zgjati pothuajse gjashtë muaj. Një furtunë që mund të ngrihet në çdo moment dhe të marrë përpara cilindo.

Ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar në lidhje me situatën kritike të demokracisë në Shqipëri dhe rrezikun e instalimit të një regjimi anti-demokratik, presioni i hapur që faktori ndërkombëtar po i bën Edi Ramës nëpërmjet bllokimit të integrimit dhe kushteve të Bundestagut, është një tjetër indikator që tregon një arritje të jashtëzakonshme të kësaj Opozite.

Një indikator tjetër është edhe programi i Opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza, i cili edhe pse nuk është pasqyruar nga media e blerë, është kthyer sot në një busullë orientuese edhe për vetë qeverinë. Një program që adreson si asnjëherë tjetër problematikën delikate ku ndodhen sot sektorët kryesorë të qeverisjes arsimi, shëndetësia, ekonomia, rendi etj si dhe bllokon programin e shpopullimit.

Ndryshe nga mazhoranca, e cila nuk po qeveris më por është e preokupuar vetëm me mbajtjen e pushtetit nëpërmjet hileve dhe marifeteve nga më të papërgjegjshmet, kjo Opozitë po dëshmon se primar ka interesin e qytetarëve dhe jo pushtetin. Këtë e dëshmoi me djegjen e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale, por po e dëshmon edhe me programin e saj qeverisës dhe propozimet e saj për reformën zgjedhore.

Sot Opozita shqiptare, jo vetëm që është mazhorancë absolute në Shqipëri, kjo llogaritut në mënyrë aritmetike falë bashkimit më të madh opozitar, por ka marrë edhe garancinë nga faktori ndërkombëtar, që menjëherë pas përfundimit të reformës zgjedhore do të kërkohet zbatimi i saj sipas udhëzimeve të Bundestagut, ndryshe nuk ka integrim.

Ndaj, me qetësi kur gjykoni Opozitën, sepse sot kjo Opozitë po kërkon më shumë se sa rrëzimi i Edi Ramës. Në fakt kjo Opozitë po kërkon edhe më shumë se sa tejkalimi i Edi Ramës. Ajo po kërkon fundin e tranzicionit.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com