InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Italia firmos dekretin e ri për parandalimin e koronavirusit: Bllokohen 16 mln italianë

8 Mars, 2020
in InfoPress, Lajme
A A
Italia firmos dekretin e ri për parandalimin e koronavirusit: Bllokohen 16 mln italianë

Prej sot rreth 16 milionë italianëve  nuk u lejohet lëvizja nga territoret e vendbanimeve të tyre, pasi përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Me një konferencë për mediat mbajtur rreth orës 2.30 duke u gdhirë mëngjesi i sotëm (8 mars 2020), kryeministri italian Giuseppe Conte informoi se ka firmosur një dekret të ri masash urgjente, të miratuar nga Këshilli i Ministrave  për të përballuar emergjencën e koronavirusit që ka përfshirë Italinë.

Nën konsultimin dhe të Komiteti Shkencor të ngritur pranë qeverisë, ky dekret hyn në fuqi menjëherë sot më datë 8 mars e deri më 3 prill 2020 e ndalon rreptësisht hyrje daljen e banorëve në zonat më të prekura nga virusi  kryesisht në veri të Italisë.

Me qëllim ndaljen e limitimin e përhapjes së virusit COVID-19 në të gjithë territorin e Lombardisë dhe në territoret e 15 provincave Modena, Parma, Piacenza, Regio Emilia, Rimini, Pesaro, Urbino, Alessandria, Asti, Novara, Verbano-Cusio-Ossola, Vercelli, Padova, Treviso e Venezia ndalohet çdo lëvizje e personave fizikë në hyrje e në dalje të këtyre territoreve si dhe brenda vetë territoreve me përjashtim të lëvizjeve të motivuara për nevoja pune o shëndeti. Por lejohet hyrja e personave që kanë në këto zona banesat e rezidencat e tyre.

Për individët në regjim karantine brenda këtyre territoreve është absolutisht e ndaluar të lëvizin nga banesat e tyre. Lokalet e restorantet  duhet të respektojnë orarin e hapjes nga ora 6.00 deri më 18.00 si dhe në fundjavë do të qëndrojnë  të mbyllura qendrat tregtare si dhe strukturat mesatare e të mëdha të shitjes.

Në nivel kombëtar shtohen gjithashtu masa të reja si  pezullimi i aktivitetit të pube-ve, diskotekave, sallave të lojërave, sallave të basteve, sallave të bingove, të lokaleve të kërcimit që në rast shkelje u hiqet licenca e ushtrimit të biznesit.

Pronarët e restoranteve e lokaleve, si dhe bizneseve duhet të garantojnë distancën të paktën 1 metër nga një klient në tjetrin, Pezullohet çdo tip manifestimi , eventi ose spektaklit kinematografik ose teatral publik e privat, pezullohet hapja e muzeve, institucioneve e objekteve të kulturës.

“Po përballojmë një emergjencë kombëtare, u shpreh gjatë konferencës kryeministri italian, Kërkoj të jemi vetë përgjegjës. Masat janë të rrepta e do të sjellin probleme , por kërkohet sakrificë nga të gjithë.”

“Objektivat e këtij dekreti janë dy, tha ai; ndalimi i përhapjes së virusit e limitimi i personave të sëmurë pasi nuk kemi mundësi për ta përballuar me personel mjekësor e struktura sanitare.”

Statistikat e fundit zyrtare të koronavirusti në Itali e kanë çuar në 233 numrin e viktimave e 5833  numrin e personave të infektuar. Deri më tani në Itali janë kryer 42 062 tampona për koronavirus.

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com