Rruga “Milot – Balldren” është pjesë e Autostradës Adriatiko – Joniane, dhe si një urrë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor me Korridoret Europiane, ishte përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit, të cilën, qeveria shqiptare e refuzoi pasi kishte vendosur ta ndërtonte me koncesion/ppp.
Sipas këtij projekti, kjo rrugë ishte parashikuar të ndërtohej si një ByPass me gjatësi 4 kilometër dhe do të kushtonte vetëm 24,6 milion euro, ndërkohë, sipas qeverisë shqiptare, pas një serie të gjatë shkeljesh ligjore, kjo rrugë kushton 296 milion euro.
Pra, një diferencë prej 271,4 milion euro.
Tejfryrja e vlerave dhe shkatërimi i financave publike si pasojë e dhënies pa kriter të koncesioneve/ppp ka qënë problematikë në çdo raport ndërkombëtar, madje, në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kritikon qeverinë për dhënien e koncesioneve/ppp pa garë, me vlera të tejfryra dhe pa analizë kosto-përfitim.
Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!











