InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

FOTO e rëndë/ Foshnja siriane vdes me sy hapur nga i ftohti në një kamp në kufi me Turqinë

14 Shkurt, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
FOTO e rëndë/ Foshnja siriane vdes me sy hapur nga i ftohti në një kamp në kufi me Turqinë

Foshnja siriane 1 vjeç e 5 muaj, Iman Ahmed Leyla e cila kishte mbetur pa shtëpi për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri ka vdekur me sytë hapur nga i ftohti në një kamp në kufi me Turqinë ku ajo ishte strehuar.

Foshnja Iman u dërgua dje në mëngjes në spitalin Şifa në rajonin Afrin të Sirisë nga familja e saj e cila pas migrimit nga Idlibi qëndronte në një barakë pa xhama në territorin e strehimit të përkohshëm në jugperëndim të Afrinit.

Por, pas mbërritjes së vogëlushes në spital u kuptua se zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri.

Në fotografinë që spitali Şifa në Afrin ka ndarë me AA-në dhe për të cilën thuhet se është shkrepur pas vdekjes së foshnjës, vërehet se Iman është me sytë hapur dhe se një dorë e drejton trupin e vogël të saj për shkrepjen e fotografisë.

Në raportin e spitalit rreth vdekjes së saj thuhet se foshnjës me peshë vetëm 4.5 kg i ka ndaluar zemra pas ndërprerjes së frymëmarrjes si rezultat i ftohjes së rëndë, meqë ajo ka vuajtur nga mungesa e ushqimit dhe në të njëjtën kohë ka luftuar me sëmundjen “atrofi cerebellare” (zvogëlimi i vëllimit të trurit të vogël).

Mësohet se familja në vitin 2018 migroi drejt Idlibit nga rajoni i Gutës Lindore të kryeqytetit sirian Damask pas evakuimit të kryer si pasojë e sulmeve të Rusisë dhe regjimit. Për shkak të bombardimeve, familja ndërroi vendin disa herë dhe u largua në pjesën periferike të Afrinit në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Si pasojë e sulmeve intensive të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, në afërsi të kufirit Siri-Turqi kanë migruar rreth 1.8 milionë civilë që nga janari 2019 e deri më tani.

Një pjesë e madhe e të zhvendosurve janë vendosur në rajonin e kampeve në vijën kufitare me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët./AA/

Të Lidhura

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025
Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve
Bota

Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025
Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025
Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025
“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet
Bota

Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet

4 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com