Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka lëshuar sot, përmes profilit facebook, një thirrje ndaj të gjithë shqiptarëve, për shporrjen e mafias së këlyshëve të komunizmit që ka mbërthyer vendin gjatë këtyre viteve, duke instaluar një rend oligarkik që po rrënon shpresat e vendit dhe po vret të ardhmen e qytetarëve.
“Kaubojsi”, i njohur botërisht për papajtueshmërinë e tij me qeverisjen e Ramës, e ka akuzuar këtë të fundit si kreun e mafias që po drejton këtë vend dhe që mbështetet nga trafikantë dhe oligarkë që kanë shtrirë kthetrat e tyre në cdo sektor strategjik të ekonomisë shqiptare.
Ky qëndrim i ish-deputetit Ndocaj, vjen në vazhdën e qëndrimeve të tij, ku “kaubojsi” spikat si një politikan antikomunist dhe antikonformist me ide liberale.
