Turisti kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det,.
Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj 53 vjeç, i është bashkuar një turneu me jaht në det. Pak kohë më vonë, është verejtur Brahaj i palëvizhmën në det, ku dhe është nxjerrë sërish në jaht.
Ai ndërroi jetë rrugës duke u dërguar në spital nga ekipet e emergjencës.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq kufoma e tij do të dërgohet me avion në Kosovë.