InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta : Shqipëria nuk është vend djallëzor

9 Janar, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Meta : Shqipëria nuk është vend djallëzor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë të mërkurën se Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

@ilirmetazyrtar

View image on Twitter

1995:37 PM – Jan 8, 2020Twitter Ads info and privacy91 people are talking about this

Komentet e tij pasuan deklaratat e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili më herët gjatë ditës së mërkurë, foli për “një vend shumë të vogël, por të djallëzuar evropian, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, duke iu referuar Shqipërisë, meqë në këtë vend konsiderohet se janë strehuar rreth dy mijë pjesëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK).

Reagimet e Khameneit kanë ardhur pas sulmit që ka nisur Irani në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në dy baza ushtarake amerikane në Irak.

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Televizioni shtetëror iranian ka thënë ky sulm është hakmarrje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vrarë komandantin e forcave elite iraniane, Qasem Soleimani një javë më parë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se asnjë ushtar amerikan nuk është plagosur në këto sulme dhe se për aq kohë sa ai është president i SHBA-së, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmet e Iranit në Irak dhe u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane të ulin tensionet.

“Ne dënojmë sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve që janë të pozicionuar në Irak që janë të fokusuar në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik. Kosova është anëtare e koalicionit, dhe i bëjmë thirrje Iranit që të ulë tensionet. Ne vazhdojmë mbështetjen për Shtetet e Bashkuara dhe familjen atlantike në këto kohë trazirash”, ka thënë presidenti Thaçi në një postim në rrjetin social, Twitter.

Në mars të vitit 2013, Qeveria e ish-kryeminstrit shqiptar, Sali Berisha, pati shprehur gatishmëri për strehimin e qindra iranianëve që atëbotë ndodheshin në kampin Liria në Irak.

Ky vendim ishte marrë pas kërkesës së nisur nga SHBA-ja drejt Shqipërisë për të strehuar këta persona.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të Shqipërisë vetëm ne vitin 2018, në këtë shtet kanë kërkuar lejeqëndrim 2,223 persona nga Irani.

Përplasjet Shqipëri-Iran

Përgjatë fjalimit të tij, Khamenei ka shfaqur shqetësimin për rolin e lëvizjes opozitare MEK, në protestat që janë zhvilluar dy muaj më parë në Iran, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Duke iu referuar prezencës së pjesëtarëve të kësaj lëvizjeje në Shqipëri dhe vizitës së James Jones, këshilltarit për Siguri Kombëtare të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, me pjesëtarë të MEK-ut në zonën e ashtuquajtur Ashraf-3, në Shqipëri, lideri iranian ka thënë:

“Disa ditë para kryengritjes, në një vend të vogël dhe djallëzor të Evropës, një amerikan dhe një numër i iranianëve kanë organizuar plane, që ne i kemi parë në incidentin me naftë. Në momentin që protestuesit kanë dalë në rrugë, kanë filluar operacionet e armikut. Shkatërrim, djegie, vrasje. Ky ka qenë rikthim i punës që kanë bërë më parë. Dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë kësi gjëra dhe do të bëjnë çfarëdo që munden”, ka shtuar lideri iranian.

Ish-këshilltari Jones ishte takuar me lideren e lëvizjes MEK, Maryam Rajavi më 19 nëntor të vitit të kaluar.

Në faqen opozitare të internetit në Iran, Kaleme është thënë se të paktën 631 persona janë vrarë gjatë protestave që kanë shpërthyer në këtë vend në nëntor të 2019-ës.

Ky raport paraqet shifra tjera për dallim nga agjencia e lajmeve, Reuters, e cila ka raportuar për 1,500 të vdekur dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International që ka përmendur më shumë se 300.

Të dyja këto shifra janë hedhur poshtë nga autoritetet iraniane.

Në tetor të vitit të kaluar, Policia e Shqipërisë pati njoftuar se ka penguar një sulm të planifikuar nga një “celulë terroriste”, e mbështetur nga Teherani, kundër kundërshtarëve të regjimit iranian në Shqipëri, më 2018.

Në deklaratë mes tjerash thuhej se kjo celulë, “ka planifikuar, akt terrorist në mars të vitit 2018”, duke shënjestruar një festë fetare të komunitetit bektashi në Tiranë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria ka dëbuar ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat tjetër, duke i akuzuar ata për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe për “shkeljen e statusit të tyre diplomatik”.

Presidenti amerikan, Donald Trump i pati dërguar letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Shqipëria.

“Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve të tij destabilizuese dhe e përpjekjeve për t’i heshtur disidentët anembanë botës”, ishte deklaruar mes tjerash ai.

SHBA dhe Irani përplasen për Shqipërinë

Mirëpo Ministria e Jashtme e Iranit e kishte quajtur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin dhe diplomatin e saj, rezultat të “skenarëve të prodhuar” nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa “grupe terroriste”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi pati thënë se vetë Shqipëria është viktimë e këtyre përpjekjeve.

Të Lidhura

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026
19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”
Aktualitet

19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”

17 Prill, 2026
Rama në GJKKO, ish-prokurori: Ja çfarë ndodh nëse kryeministri nuk paraqitet
Aktualitet

Rama në GJKKO, ish-prokurori: Ja çfarë ndodh nëse kryeministri nuk paraqitet

17 Prill, 2026
U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026
Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026
Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

TË FUNDIT

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026

19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”
Aktualitet

19 Prill, Zgjedhjet për Kryetar të Degës së PD Pukë/ “Ferit Ringaj, Zëri i Bashkimit, Garancia e Fitores!”

17 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 17 prill 2026

17 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com