Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga 35 raketa balistike. Lajmi konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.
Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.
Pentagoni thotë se dy bazaat e sumuara ishin në Irbil dhe në Al-Asad. Tgcom shkruan se deri me tani raportohet për 80 viktima si dhe mbi 200 të plagosur, ndërsa thuhet se nuk janë nga radhët e ushtrisë amerikane.