InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Gjashtë sëmundjet e botës moderne!

28 Nëntor, 2018
in Artikuj, Kulturë, Lajme, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Gjashtë sëmundjet e botës moderne!

Bota moderne është e mrekullueshme në shumë drejtime (stomatologjia është e mirë, makinat janë të besueshme, mund të rrijmë kollaj në kontakt nga Meksika, me gjyshen tonë në Skoci) – por tragjikisht, na shkakton edhe një nivel kaq të lartë stresi dhe depresioni të përhapur…

Janë gjashtë tipare të veçanta të modernitetit, që kanë një efekt psikologjik shqetësues. Secili ka një kurë potenciale, që do ta vëmë kolektivisht në veprim vetëm ateherë kur të dijmë më shumë për sëmundjen në fjalë. Ja gjashtë prej tyre:

  1. MERITOKRACIA

Shoqëritë tona na thonë se të gjithë jemi të lirë t’ia dalim, nëse kemi talentin dhe energjinë. Problemi me këtë ide është se, çdo mungesë suksesi, e vërtetë apo e perceptuar si e tillë, nuk meret ashtu si në të kaluarën, si aksident apo mungesë fati, por një shenjë e sigurtë e mungesës së talentit, apo dembelizëm.

Nëse të gjithë ata që janë në majë meritojnë gjithë suksesin, atëherë i bie që ata që janë në fund, me siguri duhet ta meritojnë gjithë dështimin. Një shoqëri që e mendon veten si meritokratike, e kthen varfërinë nga problem në dëshmi të mallkimit, dhe ata që kanë dështuar prej mungesës së fatit, në humbësa.

Kura është një besim i fortë dhe i përqafuar kulturalisht në dy ide të mëdha: fati, që thotë se suksesi nuk varet vetëm prej talentit dhe përpjekjeje; dhe tragjedia, që thotë se njerëz të mirë mund të dështojnë dhe meritojnë dhembshuri, jo përçmim.

II. INDIVIDUALIZMI

Një shoqëri individualiste predikon se individi dhe arritjet e tij janë gjithçka dhe se gjithësecili është i zoti për një destinim të veçantë. Nuk është komuniteti që ka rëndësi; grupi është për ata që nuk kanë shpresë. Të jesh “i zakonshëm” shihet si mallkim. Rezultati është që pikërisht ajo gjë që shumica prej nesh do të përfundojmë të jemi, nga pikëpamja statistikore, asociohet me dështimin.

Kura është një kult i jetës së mirë të zakonshme – dhe vlerësimi i duhur i kënaqësive dhe heroizmit të heshtur të së përditshmes.

III. LAICIZMI

Shoqëritë laike pushojnë së besuari në çdo gjë që është më e madhe se, apo shkon përtej vetes. Fetë dikur kryenin shërbimin e dobishëm të të mbajturit në perspektivë betejat tona për statusin. Por tani nuk ka asgjë që të habisë apo relativizojë qeniet njerëzore, triumfet dhe gafat e të cilëve përfundojnë të shihen sikur janë gjithçka që ekziston.

Një kurë do të ishte përdorimi i rregullt i burimeve të transhendencës, për të gjeneruar një perspektivë të mirë, relativizuese të shqetësimeve tona personale: muzika, yjet natën, hapësirat e mëdha të shkretëtirave apo oqeanit, do të na bënin të përulur në mënyra ngushëlluese.

IV. ROMANTICIZMI

Filozofia e romanticizmit na thotë se gjithësecili prej nesh ka një person shumë special që mund të na bëjë tërësisht të lumtur. E megjithatë në shumicën e rasteve na duhet të mjaftohemi me marrëdhënie me njerëz që janë shumë të mirë në disa drejtime, por shumë të vështirë në disa të tjera. Ngjan si një fatkeqësi, në krahasim me shpresat tona të mëdha fillestare.

Kura është të kuptojmë se nuk kemi gabuar. Thjesht ishim inkurajuar të besonim në një ëndërr shumë të pamundur. Në vend të kësaj duhet t’i orientojmë ambiciet tona drejt miqësisë.

V. MEDIA

Media ka një prestigj shumë të madh dhe zë një vend të gjerë në jetët tona – por vazhdimisht e shpie vëmendjen tonë drejt gjërave që na trembin, shqetësojnë, na fusin në panik dhe na zemërojnë, ndërkohë që na mohojnë çdo lloj shansi për veprim personal.

Vazhdimisht merret me anët më pak të admirueshme të natyrës njerëzore, pa balancuar me një ekspozim të qëllimeve të mira, përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë. Në rastin më të keq, na bën të anojmë për nga drejtësia e turmës.

Kura do të ishte një media që përqëndrohet në prodhimin e zgjidhjeve në vend të nxitjes së zemërimit, që nxjerr në pah problemet sistemike në vend që të vërë theksin në koka turku dhe përbindësha emblematikë – dhe që vazhdimisht do të na kujtonte se lajmet ku kemi nevojë të fokusohemi më shumë, vijnë nga jetët dhe përvojat tona të drejtpërdrejta.

VI. PERSOSMERIA

Shoqëritë moderne vënë theksin në faktin që është e detyrueshme të jemi thellësisht të kënaqur, të arsyeshëm e të përmbushur. Si rezultat përfundojmë duke urryer veten, duke u ndjerë të dobët dhe sikur i kemi çuar dëm jetët tona.

Kura do të ishte një kulturë e cila promovon pa pushim idenë që perfeksioni nuk është i qenësishëm për ne – se të qënit mendërisht pakëz “jo në rregull” është pjesë e pandashme e gjendjes njerëzore dhe se, gjëja për të cilën kemi mbi të gjitha nevojë, janë miq të mirë me të cilët mund të ulemi dhe diskutojmë ndershmërisht frikërat dhe dobësitë tona reale.

Forcat e stresit psikologjik në botën tonë janë aktualisht më të forta se sa kurat që nevojiten. Meritojmë të mëshirohemi për çmimin që na duhet të paguajmë në kohët moderne.

Por shpresa qëndron në faktin që kurat janë tashmë të hapura për ne, individualisht dhe kolektivisht, vetëm nëse dallojmë me kthjelltësi, burimet e anktheve dhe shqetësimeve tona të vërteta. / “The Book of Life” – Bota.al

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com