InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

Ekskluzive/ Sherri me Ramën. Gent Cakaj drejt shkarkimit

27 Dhjetor, 2019
in Lajme, Politikë
A A
Ekskluzive/ Sherri me Ramën. Gent Cakaj drejt shkarkimit

Asgjë nuk shkon mirë mes kryeministrit dhe atij që ai vetë ka vendosur ti lërë postin e shefit të diplomacisë në detyrë. Gent Cakaj, që nuk u dekretua kurrë në postin e ministrit të Jashtëm nga presidenti, tashmë me sa duket ka humbur edhe mbështetjen e Edi Ramës. Burime të Lapsi.al që e konfirmojnë këtë lajm, e lidhin atë me luftën e bërendëshme që i bëhet Cakajt nga burokratët e vjetër të rilindjes, që vazhdojnë ta shohin kosovarin e katapultuar papritmas në politikë si një mish të huaj. “Ndoshta ky presion i butë por konstant ka prekur edhe vetë Ramën” i tha një burim nga PS, Lapsit.

Por, sipas një tjetër burimi brenda ministrisë së jashtme, pika që ka derdhur gotën duhet kërkuar në atë që ka ndodhur në fillim të dhjetorit. Pikërisht në datën 6, kur Shqipëria do të merrte edhe zyrtarisht kryesimin e OSBE-së në Bratislavë.

Për një kohë të gjatë ishte menduar se kreun e delegacionit shqiptar do ta mbante ministri në detyrë Cakaj. Kjo ide u përforcua edhe më shumë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe faktit se Rama vendosi të jetë përditë e më shumë prezent në ekranet shqiptare duke u filmuar në zonat e katastrofës.

Këtu burimet e Lapsi.al ndahen. Disa thonë se ishte vetë Rama i cili nuk mund ta humbte një okazion të tillë vizibiliteti ndërkombëtar dhe vendosi të udhëtojë personalisht drejt kryeqytetit Sllovak, ashtu sikurse e njoftoi presonalisht në mbledhjen e qeverisë së mëngjesit të 6 dhjetorit.

Ndërsa të tjerë pretendojnë se ka qenë minisri i jashtëm sllovak, Lajçak, që kryesonte deri në ato momente OSBE, i cili ka vënë veton duke pretenduar se nuk mund tia dorëzonte stafetën një homologu të pa dekretuar, pra praktikisht një zv ministri, si Cakaj. Sipas këtyre burimeve ka qenë ai që ka këmbëngulur për prezencën e domosdoshme të Ramës.

Por, cili do nga këto versione të qëndrojë, një gjë është e qartë, qoftë shmangja nga shefi i tij për të mos i bërë hije, qoftë devalorizimi nga ndërkombëtarët, nuk i ka pëlqyer Gent Cakajt.

Ai vetë ishte prezent që në datën 5 dhjetor në Bratislavë për tu bërë gati për ceremoninë e kalimit të stafetës nga Sllovakia tek Shqipëria. Madje mëngjesin e kësaj date kishte publikuar një status plot emfazë: “Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”.

Résultat de recherche d'images pour "rama cakaj bratislave""

Mirëpo, kur Rama mbëriti në kryeqytetin Sllovak, ministri i jashtëm në detyrë u la tërësisht në hije. Të gjithë e mbajnë mend se si kryeministri publikoi në Facebook-un e tij një video me këmbët mbi tryezë, ku po i jepte dorën e fundit fjalimit që do të mbante në prani të anëtarëve të OSBE.

Por, pak kush e ka vënë re se në atë mjedis mungon Gent Caka. Aty gjendet këshilltari i kryeministrit për mediat, ambasadori shqiptar në OSBE, por jo shefi “de facto” i diplomacisë (video poshtë).

/

Natyrisht si obligim protokollar, Cakaj u shfaq në krah të Ramës kur kryeministri mbajti fjalën në seancë (foto poshtë), por ai u zhduk sa hap e mbyll sytë menjëherë më pas.

Burimi ynë tregon se disa herë Rama e kërkoi edhe për të pozuar në foton finale të marrjes së kryesimit të OSBE nga Shqipëria, por në formë proteste për trajtimin pa rrespekt që i ishte bërë, ministri i turpëruar në sy të vartësve të tij, nuk kishte pranuar të shfaqej.

Ashtu siç duket edhe në videon e mëposhtme Rama fton edhe anëtarët e sekretariatit të OSBE-së të shfaqen në fotografi, por aty mungon krejtësisht ministri i jashtëm në detyrë.

/

Pa përcaktuar dot nëse ka qenë egoizmi pa cak i Cakajt, apo protagonizmi me çdo çmim i kryeministrit që e ka shkaktuar thyerjen mes tyre, burimet e Lapsi.al konfirmojnë një zëri se këtu ka filluar krisja e pa ndreqshme.

Prej fillimit të dhjetorit, Cakaj qëndron thjeshtë si një kukull në karrigen e ministrit të jashtëm, mbi të cilën nuk u dekretua kurrë.

Kompetencat e rolit të tij, në mënyrë jo zyrtare i ka marrë të gjitha në dorë Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Është ai që vendos për të gjitha çështjet e mëdha.

Ndërsa Gent Cakajt i ka mbetur thjeshtë roli i përfaqësimit, ose ai i zëdhënësit, siç e nisi këtë detyrë, kur jepte konferenca shtypi për target dhe pasaportat diplomatike.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com