Kryedemokrati Lulzim zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i PD, përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale.
“Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folēm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern.” shkruan Basha.