InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncimi: Bashkia e Korçës mban peng dëmshpërblimin për 288 familje

13 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Denoncimi: Bashkia e Korçës mban peng dëmshpërblimin për 288 familje

Nënkryetarja e PD në Korçë Ledina Alolli me anë të një deklarate për mediat shprehet se Bashkia e Korçës mban peng dëmshpërblimin për 288 familje të prekura nga tërmeti që ra këtë vit në Floq.

Alolli thotë se familjet e prekura nga tërmeti në Floq ende nuk janë dëmshpërblyer.

Deklarata e plotë:

Bashkia e Korçës mban peng dëmshpërblimin e 288 familjeve të prekura nga tërmeti i qershorit. Plot një gjysëm viti ka kaluar nga tërmetet e fortë,që shkatërruan mbi 600 shtëpi,shumica prej tyre në Floq dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës,por përfundimi i proçesit të rikuperimit të dëmeve, duket ende larg.

Pas muajsh të tërë,zvarritje,abuzime,selektime politike,neglizhencë, shpërfillje dhe mbyllje dere në fytyrë, nga zyrtarët e bashkisë sē Korçēs, sot, 288 familjet që u prekën nga tërmeti,nuk kanë marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi i përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa u refuzua shpallja e gjendjes së emergjencës, pas fatkeqësisë natyrore, që goditi juglindjen në 1 qershor, megjithë apelin e opozitës, qeveria dhe bashkia,vazhdojnë të mbajnë peng edhe atë pak dëmshpërblim, që zemërgjerët e pushtetit, ja servirën hallexhinjve si lëmoshë shpëtimtare.

Janë mbi 1 mijë banorë të Floqit dhe fshatrave të tjerë,që po kalojnë dimrin në shtëpi me mure të çarë dhe pa çati,sepse fondi i dëmshpërblimit ende nuk po çelet dhe bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të ndodhë kjo. Si të mos mjaftonte tërmeti,që ju shkatërroi shtëpinë,dje,me një urdhër kriminal,është nxjerrë forcërisht nga shkolla e Floqit, ku strehoej prej qershorit,familja Pelivani,e cila së bashku me fëmijët e mitur e kanë gdhirë natën jashtë.

Dega lokale e PD,i bën thirrje kreut të bashkisë Sotiraq Filo,të heqë dorë nga arroganca dhe dhuna e të fortit mbi njerëz në nevojë dhe të sigurojë menjëherë strehim për familjen Pelivani,ndryshe,të gjitha pasojat ligjore do të bien mbi ty!

Paradoksalisht,ata që duhet të japin llogari për situaten e krijuar me banorët e prekur nga tërmeti,po mundohen tja lenë në derë fajin njëri- tjetrit,me sulme fletërrufesh,porositur nga Peleshi dhe ekzekutuar nga Sotiraq Filo,i gatshëm në çdo rrethanë,t’i kthejë nderin shokut,që Rama e flaku pa u menduar dy herë.

As Partisë Demokratike dhe aq më pak,të prekurve nga tërmeti,që nuk dinë ku dhe si do ta kalojnë dimrin,nuk i intereson lufta pa skrupuj brenda llojit dhe sojit rilindas,në degradim dhe shpërbërje ditë pas dite.

Zoti Filo! Leri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra dhe ktheje administratën në punë dhe shërbim,sepse vartësit e tu,ende nuk kanë plotësuar dosjet e 288 familjeve që presin të kompesohen për dëmet e tërmetit.

Të Lidhura

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025
RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 5 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 5 gusht 2025

5 Gusht, 2025

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com