InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti dekoron “Flamurtarin”, ekipin legjendë që drithëroi “Barcelonën” dhe gjunjëzoi “Partizanin” e Beogradit

26 Nëntor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Lifestyle, Sport, Të ndryshme
A A
Presidenti dekoron “Flamurtarin”, ekipin legjendë që drithëroi “Barcelonën” dhe gjunjëzoi “Partizanin” e Beogradit

Sot në orën 18.00 në pallatin “Petro Marko”, në Vlorë, u zhvillua ceremonia e dekorimit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta, të ekipit “Flamurtari”, ekipit të lavdishëm të vitëve 1986 dhe 1987, ekip që sfidoi dy herë “Barcelonen” e madhe dhe gjunjëzoi “Partizanin” e Beogradit.

Në këtë Vit të Skenderbeut, Heroit Kombëtar, skuadra e madhe vlonjate që bëri histori në Europë, pritet të dekorohet me “Kaloresin e Urdhrit të Flamurit”. E jo rastësisht ceremonia bëhet në prag të Ditës së Flamurit.

Gjatë ceremonisë në kujtesë së ndeshjeve të paharrueshme me “Partizanin” e Beogradit dhe “Barcelonën”, Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” ekipin e futbollit “Flamurtari” të vitit 1986-87: “Për rezultatet historike në futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për kupat e Europës (1986-1987), duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë, në arenën ndërkombëtare”.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh” ish-qendërmbrojtësin e shquar vlonjat Kreshnik Çipi me motivacionin: “Për talentin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm të treguar në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si protagonist e kapiten i skuadrës së ‘Flamurtarit’ dhe titullar i ekipit kombëtar.”; ish-sulmuesin Sokol Kushta: “Për talentin dhe përkushtimin në arritjen e rezultateve të larta në kampionatet kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare të futbollit tonë.”; ish-mbrojtësin Rrapo Taho: “Për profesionalizmin në lojën e suksesshme të tij, duke u bërë një fortesë e pakalueshme e mbrojtjes vlonjate, si dhe për kontributin në ekipin kombëtar.”; ish-mesfushorin Latif Gjondeda: “Për aftësitë e tij drejtuese në lojën e futbollit si mesfushor i spikatur i skuadrës ‘Flamurtari’, duke treguar cilësi të larta menaxhimi si një lojtar profesionist i suksesshëm.” dhe ish-mbrojtësin Petro Ruci (pas vdekjes): “Për aftësitë e treguara dhe këmbënguljen, në mbrojtjen e skuadrës vlonjate me lojën e spikatur prej profesionisti, ku u shqua për pasionin, përkushtimin dhe suksesin gjatë gjithë karrierës si futbollist.”

Në fjalën e tij me këtë rast Presidenti Meta vuri në dukje se: “Ceremonitë e dekorimit për legjendat dhe ikonat e futbollit shqiptar, gjithmonë i përjetoj me emocione të veçanta dhe me kujtime të pashlyeshme, ashtu si çdo shqiptar që jeton me dashurinë dhe magjinë këtij  sporti kaq popullor. Ekipi i Flamurtarit dhe ‘heronjtë e tij’ në fushë, pa asnjë mëdyshje, kanë bërë epokë në historinë e futbollit shqiptar.

Ndeshjet e mrekullueshme dhe rezultatet fantastike të Flamurtarit në vitet 1986-1987, na bëjnë edhe sot pas më shumë se 30 vitesh, krenar duke lartësuar jo vetëm emrin e qytetit të Vlorës, por edhe të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Rezultatet e suksesshme të Flamurtarit përballë ‘skuadrave titane’, më të mira të kohës, siç ishte Barcelona, kanë lënë gjurmë të thella në krenarinë tonë kombëtare. Të gjithë i kujtojmë me nostalgji ndeshjet në Vlorë dhe golat magjikë të të mëdhenjve, Vasil Ruci e Sokol Kushta, me të cilat u trondit Barcelona e yjeve të futbollit botëror, si Zubizarreta, Shuster e Geri Lineker.

Vetëm kaq do të mjaftonte për një falenderim, mirënjohje dhe respekt të madh për të gjithë ju, futbollistët e Flamurtarit, të cilët ndër vite keni falur kaq shumë emocione për dhjetëra mijëra tifozë dhe qindra mijëra shqiptarë, këtu dhe jashtë vendit.

Një vlerësim dhe falenderim i përzemërt shkon edhe për mësuesit, trajnerët e drejtuesit e futbollit të ‘Flamurtarit’, të cilët me punën e tyre të palodhur kanë trajnuar breza të tërë futbollistësh të klasit të lartë, për të cilët kemi pasur fatin t’i shikojmë dhe t’i shijojmë me lojën e tyre magjepsëse në ‘tapetin e gjelbërt’.

Futbolli vlonjat ka nevojë të vlerësojë historinë e tij të lavdishme dhe unë besoj se Vlora e ka një potencial të tillë dhe sot.

Dëshiroj t’u drejtohem lojtarëve të dikurshëm, që suksesin e arritur në ato vite, ta përcjellin te futbollistët e sotëm vlonjatë dhe të mbarë Shqipërisë, për të kultivuar tek futbollistët e rinj pasionin dhe dëshirën për futbollin.  Po kështu fitorja e Flamurtarit këtu 2-0 me “Partizanin” e Beogradit dhe sidomos goli gjunjëzues i Kushtës në Beograd janë gdhendur në memorien e çdo sportdashësi, vlonjat e shqiptar. Jam i kënaqur dhe i lumtur që mund të shpreh përgëzimet më të mira për lojtarët e mëdhenj si: Luan Birçe, Anesti Arapi, Artur Lekbello, Petro Ruci, Rapo Taho, Kreshnik Çipi, Përparim Lushaj, Roland Iliadhi, Alfred Ferko, Alfred Ziaji, Latif Gjondeda, Vasil Ziu, Vasil Ruci, Agim Bubeqi, Sokol Kushta, Eqerem Memushi, Viktor Daullja, e shumë të tjerë.

Si dhe trajnerët e tyre: Leonidha Çurri dhe Skënder Elmazi.

Është ky sukses dhe kjo trashëgimi e lavdishme e historisë së futbollit vlonjat dhe mbarëkombëtar që na ka bërë bashkë në këtë ceremoni dekorimi. Edhe sot, ju mbani mbi shpatulla jo vetëm meritat dhe kontributet në lartësimin e futbollit shqiptar ndër vite, por edhe një përgjegjësi të madhe, sepse jeni modeli i duhur për të frymëzuar sportistët tanë të rinj në arritjen e sukseseve në futboll.  Prandaj, kam privilegjin dhe kenaqësinë të vlerësoj për kontributin dhe rezultatet e arritura ekipin e futbollit të ‘Flamurtarit’ me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhërit të Flamurit’. Gjithashtu vlerësimin me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, dëshiroj t’ua akordoj lojtarëve të spikatur të këtij ekipi, që me lojën dhe shpirtin e tyre të garës respektohen dhe sot nga mbarë sportdashësit shqiptarë, si:

♦ Kapitenin e skuadrës Kreshnik Çipi;

♦ Qendërmbrojtësin e pakalueshëm Rapo Taho;

♦ Sulmuesin e mjeshtrin e golave Sokol Kushta;

♦ Dirigjentin e mesfushës Latif Gjondeda;

dhe Petro Rucin që nuk ndodhet më mes nesh.

Ju falënderoj për gjithçka keni bërë, për sukseset e arritura, për krenarinë dhe kënaqësinë që u keni dhuruar tifozëve vlonjatë dhe gjithë shqiptarëve! Ju uroj shëndet dhe lumturi juve dhe familjeve tuaja!”, – u shpreh në fjalën e Tij, Presidenti Meta.

Ish-lojtarët dhe figurat e shquara sportive vlonjate firmosën fanellën e “Flamurtarit”, e cila do të zërë vendin e saj të merituar në memorialin e krijuar me këtë rast në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Foto galeri. Si u pasqyruan ndeshjet e “Flamurtarit” në median ndërkombëtare dhe shqiptare në vitet ’80

Video e ceremonisë së dekorimit në Vlorë

 

Të Lidhura

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025
Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025
Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025
Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

2 Korrik, 2025
Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës
Aktualitet

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

2 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025

4 Korrik, 2025

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com