Lideri demokrat Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për Komisionin Europian lidhur me mbështetjen humanitare që ka oferuar për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
“Mirenjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisionin Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan Basha në twitter.
