Nga Albina DEDA
Sot eshte Dita boterore kunder dhunes ndaj grave!
Dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.
Dhuna ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave, në ligj dhe në praktikë, si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave.
Dhuna ndaj grave ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha, duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë, luftën kundër HIV dhe AIDS, paqen dhe sigurinë.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme.
Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.
Është tronditës fakti që një në tri gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj – një pandemi e përmasave rajonale dhe globale.
Pavaresisht makiazhit me kolore e batuta banale kafenesh te Edi Rames sot gjendja e gruas ne Shqiperi eshte nen nje presion mesjetar duke reflektuar dhe vete qeverisjen klanoro-sulltanore te vendit.
Nenat e vajzat shqiptare vuajne jo vetem mbeturinat e doket e kaluara,
por jetojne ekonomikisht skajet e mbijeteses,
me paga te trishtueshme ne nje shoqeri te kushtueshme.
Turp per nje kryminister qe me çitjane e batuta tallet anekend shqiperise,
e mijera nena nuk kane dreken t’jua sherbejne vogelusheve pa permendur qindra qe jetojne pa energji e pa uje te ndaluar nga “reformatori”i çitjaneve!
Sot ne varreza ane e kend vendit prehen tragjikisht qindra gra e vajza te vrara e masakruara ndersa ne spitale paraqiten me mijera te rrahura kafsherisht e dhunuara.
Natyrisht nuk jam aq infantile sa te fajesoj Edi Ramen per ç’do rast por kam gjithe argumentet jetesore njerezore e psikologjike ta fajesoj e ngrej gishtin mbi te ne dy aspekte te cilat perbejne shtyllen dhe shtysen themelore te kesaj gjendje:
E para ne jemi nje vend i vogel qe jetojme energjikisht epoken dixhitale dhe nuk ka njeri qe nuk e din me shembuj se Kryeministri i Shqiperise eshte i dalluar e provuar boterisht si nje dhunues frekuent grash.
Ky fakt i jep kurajo deri ne qytetari krimit e dhunes ndaj grave.
Edi Rama ne 6 vite qeverisje ka rrenuar jo vetem moralin demokratik por dhe rendin ekonomik duke e shnderruar vendin ne “parajse”
te varferise e krimit!
E kete me shume se kushdo e perjeton dhe e peson gruaja.
Emancipimi e revulocionarizimi i jetes se gruas shqiptare jane veçse pikture e degraduar propagandistike e laboratorit mashtues mediatik te Edi Rames.
Ndaj le te mos ndalojme se ngrituri zerin , te reflektojme te protestojme per te shporrur simbolin kombetar e individual te dhunes se grave shqiptare dhe jo vetem me nje emer te perveçem:Edi Rama.
Kjo nuk zgjidh”deus ex machina”ç’do problem te zonjave shqiptare por shkallmohet nje skele themelore qe mban gjalle krimin dhe dhunen
ndaj grave ! AD