Bllokohet pa asnjë arsye ligjore një lokal në rrugën Qafë Kasha-Rinas. Pronari i lokalit, Hasan Haka shprehset bllokimi është bërë në mënyrë selective. Lokali “Garden” ndodhet në rrugen e Rrinasit dhe është në pronesi të Hasan Haka. Bllokimi ështeë kryer në mënyrë selektive, pasi 50 m larg lokalit është lënë kalim.
Pronari i lokalit shprehet se, këto veprime kanë krijuar pasoja, pasi në objektin ne fjalë kishte aktivitet privat të licensuar, për të cilin janë paguar të gjitha taksat për fshirë ato qëndrore dhe lokale. Hyrja është bllokuar më datë 27.10.2019 nga punonjeës të ARRSH, pa dhënë asnjë lloj sqarimi dhe pa paraqitur asnje shkrese zyrtare.
Aktualisht biznesi është i bllokuar pasi nuk ka asnjë mënyrë alternative tjetër për të hyrë në këtë prone, pasi në të gjitha drejtimet është kufizuar me prona të tjera private.




