Enkelejda RICA
Kur ato rruge u rregulluan dhe u kthyen në standartet e duhura gjithekush prej nesh thjesht u gëzua.
Pasi shohim rruget si ato pak menyra zhvillimi. Rruga do të sjelle njerez , njerezit zhvillim , zhvillimi para e paraja mireqenie aq e paket në zonat tona.
Por ky mbikalim po kthehet në një vendvdekje .
Ngjan si mallkim por në fakt nuk është e tille.
Është një zone si gjithe të tjerat ku sinjalistika rrugore është e shkaterruar .
Ndersa prezenca e policise rrugore është mercenareske. Dalin në kryqezim kur situatat jane krejt të qeta dhe si bashibozuke gjobisin per tejkalim shpejtesie në kembim të një patente të mosmarre.
Të tilla veprime dhe mosveprime bëjnë që shume jete njerzish po ikin nga kjo bote për faje të shume kujt. Duhen marra masa që keto ngjarje të minimizohen pasi nuk jane vetem në dore të fatit dhe të rastesise. Shteti duhet të plotesoje sinjalistiken dhe prezenca e policise duhet të jete në nivele me të larta.
Boll gjak është derdhur në ate rruge ku e zeza e asfaltit ia ka lene radhen të kuqes së gjakut.