Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Ndër të tjera, Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyreve të LDK-së.
Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë Kurtit duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.
Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, përveq tek zyrtarët e VV’së, edhe tek simpatizantët e kësaj partie.
Ishte kandidatja e Vetëvendosjes p;ër deputete, Albulena Haxhiu, ajo që i reagoi Hazirit.
Haxhiu ia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.
“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
E përveq reagimit të Haxhiut, të shumtë kanë qenë sipmatizantët e VV’së të cilët i kanë komentuar Hazirit në statusin e tij në Facebook, por, duket se as ai nuk e kishte problem t’u përgjigjej.
Një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.
E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm.
“Kur të doni”, është shprehur Haziri.
Kujtojmë se Haziri njihet si një prej figurave të LDK-së, që ka shfaqur më së shumti skepticizëm për një koalicionin me VV-në.
Së fundmi, ai madje është emëruar shef i Ekipit Dialogues të LDK-së me VV-në.