Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar sot se e vetmja zgjidhje për daljen e vendin nga kriza aktuale janë mbajtja sa më shpejt e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre vendore në një ditë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha iu drejtua me një thirrje të fortë PS-së.
“Nuk është kurrë vonë. Thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë. Ndërkohë që në po përgatisim ofertën tonë jo vetëm për reformën elektorale, por për të nxjerrë vendin nga kriza, të jeni të sigurt se edhe durimit të popullit po i vjen fund. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të jetë aksionere as Rama e askush tjetër nuk mund të mendojë se mund ta trajtojë vendin si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobërit e vet”- tha Basha.
Ne fjalen e tij per gazetaret, Basha thkesoi se “Në Shqipëri janë përvijuar 2 qëndrime, qëndrimi i një shumice absolute, i opozitës që kështu nuk mund të vazhdohet dhe i një pakice absolute që nuk do ndryshim”.
Sipas tij, dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeveri i paguajnë shqiptarët, si dështimin me ekonominë, me shëndetësinë, me punësimin.
“Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu. Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara”- tha ai.