Nga Bashkim Koçi
Halli i madh i “Rilindjes” dhe Ramës këtë herë nuk është as hapja e negociatave, as zgjidhja e krizës dhe as 9 pikat e Bundestagut, por gjetja e alibisë së rradhës për justifikim.
U çorrën e u ngjirën në Qershor megafonët propagandistik të qeverisë e medias së blerë se fajin për mos çeljen e negociatave na e kishte opozita dhe krijimi prej saj i një klime të paqëndrueshme politike nëpërmjet protestave, djegjes së mandateve dhe vendimit për mospjesmarrje në zgjedhje.
E tjerrën dhe e thurën alibinë aq shumë nëpër mitingje falli. sa që për një moment u duk sikur e besuan edhe vet.
Vazhduan me demagogji fasadë të ngritur mbi alibi inegzistenciale, por u gjendën shpejt përballë një problemi të madh, refuzimit të madh të 30 Qershorit nga votuesit .
Pushteti “Rilindas” i shum fasadave demagogjike në përpjekje për të maskuar defektet politike, ekonomike, shoqërore ka shpikur gjithmonë alibi për konsum.popullor duke filluar me “fajin e ka Saliu” e për të vazhduar me “fajin e ka opozita e rrugës”.
Por këtë herë laku duket të jetë shtrënguar keq. Alibia s’po vjen!
Opozita s’po provokon.
30 Qershori s’u bë i dhunshëm
Rrugët nuk jan me protesta
Astiri nuk po djeg
Teatri nuk po shpërthen
Gjuzin e kan në Parlament
Hajdarin e kan në foltore
Opozitën reale e kan në komisionin e reformës zgjedhore.
Hall i madh për Ramën ky!
Si do ja bëj pas datës 18 Tetor!?
Çfar alibie do gjej këtë rradhë!?
Nuk ka alibi këtë herë!
As do ket alibi këtë herë.
Këtë herë do ketë vetëm lakuriqësi të të vërtetës së madhe të fshehur aq mjeshtërish në gjith këto vitet nga alibi demagogjike të stisura në skutat e errëta të mendësisë fasadëtë të pushteti të triumfit të formës mbi përmbajtjen.
Këtë herë nuk ka më alibi!
Nuk besoj se do ketë më shqiptar që nuk do e kuptoj se ka vetëm një shkaktar që se lejon këtë vend të ecë përpara.
19 Tetori do e gjej Shqipërinë përsëri të refuzuar nga BE, me kushte, apo pa kushte.
Alibi s’do ketë më asnjë.
Fajtor do ketë vetëm një.











