InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jeni i denjë veçse për keqardhje Z. Borchardt!

14 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Jeni i denjë veçse për keqardhje Z. Borchardt!

Elona CASLLI

Z. Borchardt muaj më parë , shqiptarët u përballën me një leksion demokracie, ose më saktë me një manual proteste të hartuar nga ju, në të cilin, gjendej një bashkësi udhëzimesh që diktonte mënyrën se si shqiptarët duhet të protestonin apo ta kërkonin të drejtën e tyre.

Në manualin tuaj, bëhej thirrje për ruajtje të qetësisë gjatë protestave dhe dukej gati se manuali nuk ishte hartuar për një protestë, por për një shfaqje teatri, ku njerëzia duhet të fikte celularët dhe të qëndronte e qetë gjatë lojës në skenë.

Z. Borchardt protesta është revoltë dhe jo shfaqje teatrale dhe njeriu i revoltuar në këtë rast nuk është personazh skene që regjisori mund t’i diktojë volumin e revoltës, por personazh në jetën e vërtetë.

Në orët e vona të mbrëmjes, teksa ecnit rrugëve të Tiranës, jeni përballur me njerëz të revoltuar, të cilët protestonin kundër autoritarizmit të Kryeministrit në fjalë, i cili rrezikon t’i nxjerrë këta njerëz në qiell të hapur.

Ju medoemos e njihni çështjen famëkeqe të Unazës së Re. Është një çështje aq e përfolur sa çështja e Teatrit Kombëtar.
Të dyja këto çështje kanë të njëjtin autor ; Kryeministrin Edi Rama dhe bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

Dhe teksa hapat tuaja në mbrëmje, janë përballur me thirrjen : “ Rama ik dhe Shame on you Bochard!” ju nuk keni nguruar aspak t’i tregoni gishtin e mesit njerëzve të revoltuar.

Disa pyetje për ju Z. Bochard- Kush jeni ju që guxoni të kryeni një veprim kaq poshtërues me popullin shqiptar?!
Ç’të mirë të madhe i keni bërë vallë njerëzimit, që i lejoni vetes një sjellje të tillë?!
Ç’të keqe të madhe keni parë nga shqiptarët, që u nxirrni gishtin e mesit?!

Domethënia e gishtit të mesit njihet në shkallë të gjerë në vendin tonë Z. Borchardt, por në vendin tonë sikundër në vende të qytetëruara , përdoret zakonisht nga adoleshentët, kur rebelohen në përpjekjen e tyre për të sfiduar botën.

Është e dukshme që ju i keni kaluar prej kohësh të tetëmbëdhjetat Z. Borchardt ,sikundër është edhe e dukshme që ju nuk sfidoni askënd, pasi pohimet apo mohimet tuaja, janë në përputhje të plotë me pushtetin. Ju dhe pushteti flisni njësoj.

Pika kyçe në këtë hisitori Z. Bochard është kjo:- A do të guxonit ju vallë ta nxirrnit gishtin e mesit në një vend të Bashkimit Europian?!
Ç’do të ndodhte nëse ju do të kryenit të njëjtin veprim në një hapësirë tjetër gjeografike?!

Z. Bochard, gishti juaj i mesit, është provë e pakundërshtueshme që ju, jo vetëm keni një raport të gjymtuar me të vërtetën dhe standard të dyfishtë për gjykimin e saj, por mbi të gjitha tregon faktin tragjik që ju nuk i dilni zot as pozicionit që keni dhe as institucionit që përfaqësoni , por njëkohësisht nuk i dilni zot as viteve që keni mbi kurriz.

Post Scriptum- Jeni i denjë veçse për keqardhje Z. Borchardt!

Tags: Elona Caslli

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com