InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministrja e Arsimit bën “autogol”, Shahini: Nuk investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës

17 Shtator, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Sociale
A A
Ministrja e Arsimit bën “autogol”, Shahini: Nuk investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për të renditur një sërë suksesesh, që qeveria pretendon se ka arritur në fushën e arsimit. Por, gjatë kësaj konference, ministrja bëri një gafë spektakolare dhe tej mase të sinqertë.

Në një përpjekje për të justifikuar mungesën e investimeve në shkollat e zonave rurale, Shahini tha se qeveria nuk mund të tregohet e papërgjegjshme dhe të shpenzojë para, për shkolla që kanë shumë pak nxënës dhe që në të ardhmen, mund të mbeten edhe të boshatisura.

“Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“, u shpreh Shahini, mjaft e sigurtë në atë që po lexonte, pavarësisht virozës së stinës, që ia vështirësonte komunikimin.

Por, zonjës ministre, duket se nuk i ka kaluar asnjëherë nëpër mend, se një nga arsyet përse qytetarët braktisin masivisht fshatarat dhe zonat rurale, është pikërisht fakti se nuk kanë shkolla ku të çojnë fëmijët dhe shërbimet ë tjera bazike, të cilat shteti është i detyruar t’ua mundësojë, edhe sikur të ketë një numër të reduktuar të qytetarëve, që banojnë në këto zona.

Me një mendjelehtësi të llahtarshme, Shahini, praktikisht po u thotë qytetarëve të këtyre zonave, se duhet të largohen urgjentisht nga vendi ku jetojnë, sepse qeveria as e ka në plan të investojë, qoftë edhe në infrastrukturën më bazike, që të mundësojë arsimimin e fëmijëve të tyre. Madje, jo vetëm që nuk e ka në plan, por e konsideron papërgjegjshmëri, shpenzimin e fondeve për këto shkolla, që së shpejti sipas saj, do të boshatisen.

Qeveria me sa duket, po e pret me padurim boshatisjen e këtyre shkollave, që sa herë të shfaqen fotografi të pakëndshme, të ngjashme me zonar rurale afrikane, ministrja ta thotë me gojën plotë, se në fakt aty nuk ka asnjë nxënvs, ndaj investimi është i pakuptimtë.

Pra, të nderuar qytetarë të zonave rurale, me shkolla të degraduara, tashmë që e dëgjuat ministren, nëse keni sadopak dashuri për fëmijët tuaj, nuk ju mbetet rrugë tjetër, veçse të filloni planet për t’u shpërngulur./TPZ

Të Lidhura

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025
Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025
Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë
Aktualitet

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë

7 Korrik, 2025
E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025
E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025

8 Korrik, 2025

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com