InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Resul Sinani nis garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, mbanë numrin 95 në listën e koalicionit AAK-PSD

9 Shtator, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Resul Sinani nis garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, mbanë numrin 95 në listën e koalicionit AAK-PSD

Ish-moderatori i njohur, profesor universitar, tashmë edhe aktivist politik, Resul Sinani, ka nisur garën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, i cili mbanë numrin 95 në koalicionin AAK-PSD, raporton Korrespodenti.

Sinani, ditë më parë, përms një postimi në profilin e tij në facebook e kishte konfirmaur se është në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet.

“Besimi që më është dhënë nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe nga Kryesia e AAK-së, që të jem në listën e kandidatëve që garojnë për deputetë, përkrah shumë personaliteteve të dëshmuara politike të AAK-së dhe shumë të tjerëve të rreshtuar së fundmi në AAK, me bën nder dhe është vlerësim shumë i madh për mua”, kishte shkruarr Sinani.

Gjatë ditës së djeshme, me rastin e nominimit zyrtar të kolicionit AAK-PSD të Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës, Sinani edhe zyrtarisht bëri publike kandidimin e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Resul Sinani, u lind më 01.09.1978 në fshatin Zaplluxhe të rajonit të Opojës, komuna e Dragashit. Ka të përfunduar fakultetin “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Universitetin e Prishtinës, masterin për “Gazetari dhe Komunikim Masiv” në Kolegjin AAB dhe doktoraturën në Shkencat Sociale profili Komunikim në Universitetin Europian të Tiranës – UET.

Prej vitit 1999 punon në media, në pozicione të ndryshme si gazetar, moderator, redaktor dhe autor emisionesh. Ka punuar në Radio Prizreni, TV Kukësi, Radio 21, KTV dhe RTK1 si dhe ka bashkëpunuar me gazeta e portale të ndryshme. Përveç kësaj, është angazhuar në moderimin e qindra aktiviteteve të ndryshme kulturore, konferencave e ngjarjeve të tjera të rëndësishme.

Prej vitit 2009 është i angazhuar si ligjërues universitar, fillimisht ka qenë i angazhuar si ligjërues i jashtëm në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, pastaj për tri vjet ka qenë i angazhuar në Kolegjin UBT në fakultetin e Mediave dhe Komunikimit, ndërsa prej tetorit të vitit 2016 është i angazhuar si profesor në Kolegjin AAB në fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në fakultetin e Shkencave Sociale. Dr. Sc. Resul Sinani është autor i dhjetëra punimeve shkencore të cilat i ka prezantuar nëpër konferenca shkencore ndërkombëtare dhe gjithashtu i ka botuar nëpër revista shkencore ndërkombëtare jashtë Kosovës, si në Itali, Kroaci, Angli, Turqi, Çeki e Shqipëri.

Po ashtu ka qenë i ftuar si ligjërues dhe trajnues në lëmin e gazetarisë, mediave dhe komunikimit me theks në të folurit dhe komunikimin me publikun në dhjetëra projekte të ndryshme, duke përfshirë edhe programin Erasmus+. /Korrespodenti

Tags: AAkdeputetgaraResul Sinnai

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com