InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita shtyn protestat për në tetor, gati dy platformat. Çfarë u vendos në takimin me aleatët

6 Shtator, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Opozita shtyn protestat për në tetor, gati dy platformat. Çfarë u vendos në takimin me aleatët

Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi.

Kryedemokrati Basha zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me aleatët e tij për të koordinuar aksionin opozitar në ditët në vazhdim.  Burime nga “Panorama” thone  se kampi opozitar ka rënë dakord që të shtyjë protestat deri gjysmës së dytë të tetorit.

Ndryshim të planit mund të ketë vetëm në rast të publikimit të ndonjë skandali të radhës. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Partia Demokratike dhe aleatët do të fokusohen te komunikimi me qytetarët dhe t’u tregojnë atyre se kanë një alternativë dhe një opsion tjetër qeverisës. Mësohet se Partia Demokratike ka gati dy platforma për të prezantuar. Njëra prej tyre lidhet me Reformën në Drejtësi, ligjin e dekriminalizimit, ndërsa tjetra lidhet me Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë, më herët, gjatë ditës së djeshme, kreu i selisë blu tha se Reforma Zgjedhore dhe reforma politike është prioritet për Partinë Demokratike. TAKIMI Takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike dhe aleatëve nisi rreth orës 19:00 dhe zgjati rreth një orë. Mësohet se objekt diskutimi ka qenë Raporti i publikuar nga OSBE/ ODHIR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në përfundim të takimit, kryedemokrati Basha tha se opozita ka gati një platformë që do tregojë rrugën për tejkalimin e krizës politike dhe kthimin e shtetit në binarë.

“Jemi gati të ofrojmë edhe një propozim apo platformë kombëtare për hapat që duhet të kryhen për daljen e vendit nga kriza, sepse gjendja është kaq e rëndë dhe pasojat e kësaj gjendjeje janë kaq të tmerrshme mbi njerëzit, saqë largimi i Edi Ramës, një orë e më parë, nuk mjafton. Duhet të kemi hapa të vendosur transformues për vendin, ndryshime të thella politike, ndryshime të thella zgjedhore, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës, ku t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, dhe të mos varrosen çështjet e rëndësishme”, u shpreh Basha.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Basha tha se situata politike ka ndryshuar që nga 16 shkurti i këtij viti, kur opozita zhvilloi protestën e parë dhe që pas dy ditësh dogji në grup mandatet e deputetëve.

“Nuk ka nevojë të ketë as shkollë politike, as shkollë gazetarie për të kuptuar që Shqipëria sot politikisht është krejtësisht ndryshe nga çfarë ishte para 16 shkurtit. Kjo për dy arsye: E para, sepse ne i dhamë fund fasadës së regjimit dhe treguam qartë para shqiptarëve, por edhe para faktorit ndërkombëtar, se këtu nuk ka më shtet të së drejtës, por ka një shtet personal, kriminal të Edi Ramës. Së dyti, sepse duke i dhënë fund fasadës së regjimit, duke i treguar shqiptarëve se ne jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe sakrificën më të madhe që mund të ndërmarrë një faktor politik. Jemi gati që bashkë me njerëzit të sjellim një ndryshim që nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm largimi i Edi Ramës, por do të jetë një ndryshim i thellë, një transformim i thellë politik”, u shpreh Basha.

Të Lidhura

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025
Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
Show Biz

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

8 Nëntor, 2025

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com