InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Gjermania grusht të fortë Ramës: Blerje masive votash dhe asnjë i arrestuar/ ‘Nuk ka çelje negociatash’

5 Shtator, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A

Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Evropian, i cili mban peshën kryesore të vendimit për zgjerimin ose jo të vetë BE-së, është tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përtej entuziazmit të qeverisë shqiptare dhe plogështisë së opozitës në vend, Gjermania nuk ka akoma një qëndrim të qartë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Gazeta “Shekulli”, ka marrë një prononcim ekskluziv me disa zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman dhe të grupimit të CDU/CSU-së. Ata flasin njëzëri për një qëndrim negativ ndaj Shqipërisë. Sipas tyre, asnjë kriter nuk është plotësuar nga Shqipëria, në mënyrë që të hapen negociatat me Shqipërinë. Votimet e 30 qershorit kanë qenë të vjedhura dhe votat janë blerë në masë. Problem thelbësor mbetet dështimi i sistemit të drejtësisë, për të cilën vetë Bashkimi Evropian ka investuar aq shumë. Mendohet që shifra total që Bashkimi Evropian ka shpenzuar, llogaritet në 200 milion euro.

Prononcimi i zyrtarëve të Bundestagut dhe grupimit të CDU/CSU

Këto ditë jemi mbledhur me grupin parlamentar të CDU/CSU në një diskutim të vështirë me dyer të mbyllura, në lidhje me pozicionin tonë nëse do të duhet të japim dritën jeshile për fillimin e negociatave me Shqipërinë apo jo. Java që vjen do të jetë përcaktuese. Shqipëria nuk ka përmbushur deri tani asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave, të përmendura nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, në qershor 2018, veçanërisht paragrafi 54, përveç fazës së parë të procesit të Vettingut. Sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, as Gjykata Kushtetuese, as Gjykata e Lartë, as Prokuroria e re e Përgjithshme, as SPAK-u, as BKH-ja. Nuk ka asnjë dënim përfundimtar të zyrtarëve të lartë të përfshirë në krimin e organizuar apo në fushën e luftës kundër korrupsionit, (peshqit e mëdhenj si Tahiri janë shumë të rëndësishëm, nuk janë të vegjël në këtë rast). Nuk keni asnjë ligj të ri elektoral! Trafiku i drogës është rritur. Më pas vijmë tek problemi më i madh që ka të bëjë me blerjen e votës dhe votimet e 30 Qershorit. Kjo është arsyeja pse shumë njërëz këtu në Berlin thonë që Shqipëria duhet të presë deri sa të përmbushë të gjitha kriteret dhe detyrimet për hapjen e negociatave. Por ne do të shikojmë nëse do të ketë ndonjë zhvillim për negociatat, mund të japim një dritë jeshile në përgjithësi, por jo që të fillojmë negociatat.

Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë Shqipëria për anëtarësim në BE

“Deputetët e grupimit politik të CDU/CSU, janë tepër të vëmendshëm ndaj progresit të Shqipërisë. Në korrespondencën për gazetën “Shekulli”, ata theksojnë se paragrafi 54 i konkluzionit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian të qershorit 2018, duhet të përmbushet pa tjetër. Në paragrafin 54 thuhet se: Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm, veçanërisht në pesë prioritetet kryesore, Këshilli pranon të përgjigjet pozitivisht në përparimin e mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe përcakton rrugën për hapjen e negociatave të pranimit në qershor 2019. Në përputhje me rrethanat, Këshilli nënvizon nevoja kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vettingut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në kultivimin dhe trafikimin e drogës, mirëmbajtja dhe thellimi i momentit aktual të reformës. Kjo përfshin: Avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti plotësimit të të gjitha dosjeve me përparësi, dhe përfundimin e krijimit të strukturave të pavarura gjyqësore, siç parashihet me reformën kushtetuese; finalizimin e krijimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Gjykatës; forcimi i rekordeve të hetimeve pro-aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ato në nivel të lartë. Për këtë qëllim, Këshilli i bën thirrje Komisionit të monitorojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformës nga Shqipëria dhe do të vlerësojë përparimin në bazë të raportit vjetor të Komisionit. Këshilli kujton se vendimi për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Evropian dhe menjëherë pas kësaj do të pasohet nga Konferenca e parë Ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë. Këshilli nënvizon se ky vlerësim i progresit duhet të përfshijë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme, të cilat përqendrohen veçanërisht në shtetin e së drejtës. Në lidhje me zgjedhjet, Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë Shqipërisë duke adresuar rekomandimet e jashtëzakonshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Zyrën e Evropës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut. Këshilli gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për të zvogëluar numrin e kërkesave të pabazuara në mënyrë të dukshme për azil dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë që kjo të merret parasysh. Këshilli merr parasysh qëllimin e Komisionit për të filluar punën e nevojshme përgatitore”.

Martin Henze

Në një reagim për gazetën “Shekulli”, Këshilltari ekonomik dhe social pranë CDU-së gjermane, thekson se Bashkimi Evropian nuk ka asnjë komunikim me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Henze thekson se problematike mbetet situata në Shqipëri pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Në reagimin e tij për gazetën “Shekulli”, Martin Henze thekson se: “Bashkimi Evropian përfundimisht nuk do të ndërmarrë asnjë hap për të biseduar me qeverinë e Edi Ramës, për sa i përket vendimit të muajit tetor, e thënë kjo brenda 7 javëve, për këtë ju siguroj unë. Ai i cili beson se ka një vizion të tanishëm, duhet të shkojë tek doktori. Kjo kërkon një ndryshim fundamental të politikës në Shqipëri. Të gjithë njerëzit që kërkojnë të kundërtën, thonë vetëm lajme të rreme. Situata në Shqipëri nuk është përmirësuar që nga qershori i vitit 2019, por në të kundërt, është përkeqësuar më shumë, në mënyrë ekstreme, pra pse prisni që të zhvillohen këto bisedime. Ne do të donim të ishim të lumtur për të zhvilluar një bisedë ndryshe për këtë subjekt, me detaje”.

Të Lidhura

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com