InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Antikrimi Ekonomik operacion i madh natën në Tiranë, në pranga edhe 7 biznesmenë. Detajet

5 Shtator, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Antikrimi Ekonomik operacion i madh natën në Tiranë, në pranga edhe 7 biznesmenë. Detajet

Një operacion i gjerë antiinformalitet është zhvilluar mbrëmë nga oficerët e Antikrimit Ekonomik në zbatim të urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës. 

Deri në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar 13 persona, mes të cilëve 7 biznesmenë, që dyshohet të kenë shmangur detyrimet tatimore, duke mos bërë deklarimet e parashikuara me ligj.

Burimet thanë se operacioni ka nisur që prej orëve të vona të së martës, ka vazhduar dje gjatë gjithë ditës, ndërsa ka vijuar me kontrolle banesash dhe priten edhe arrestime të tjera. Në aksion janë përfshirë edhe strukturat e Drejtorisë së Tatimeve, që kishin denoncuar disa prej rasteve të fshehjes së faturave tatimore. Fshehje që dyshohet të kenë shkaktuar një dëm prej miliona eurosh.

Hetimet kishin nisur disa javë më parë nga Antikrimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Pasi janë siguruar provat e nevojshme, organi i akuzës ka firmosur urdhrat e ndalimit për të paktën 20 persona. Përgjatë dy ditëve, Policia ka bërë të mundur ekzekutimin e 13 urdhrave duke vënë në pranga personat e dyshuar, mes të cilëve edhe 7 biznesmenë.

Ndërsa operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës për arrestimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka vendosur që të ndalohen. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për operacionin dhe nuk dihen emrat e personave të arrestuar. Kjo, për arsye se aksioni është në zhvillim e sipër dhe mund të dëmtojë hetimet apo të sjellë largimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë veprimtari të jashtëligjshme.

ANTIINFORMALITETI

Aksionet antiinformalitet nisën gjatë muajve të verës, fillimisht me lirimin e plazheve publike, të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga biznesmenë të ndryshëm, por edhe në zona të tjera turistike të vendit. Më tej, vëmendja u përqendrua te pikat e tregtimit të karburanteve, me kontrolle, bllokime, madje edhe ndalime për shkelje të ndryshme që u konstatuan.

Dje u lajmërua se aksioni i radhës do të ishte në fushën e ndërtimit. Megjithatë, operacioni që u zhvillua mbrëmë nga Policia e Tiranës duket se ka të bëjë me fshehjen e faturave tatimore, një tjetër fushë ku u paralajmërua se do të shtrihej operacioni kundër informalitetit.

U paralajmërua se këtë herë në qendër të vëmendjes do të ishin bizneset e mëdha, megjithatë, në kushtet kur ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia apo edhe nga Prokuroria, nuk dihet se çfarë përfaqësojnë me saktësi personat e arrestuar.

Nëse biznesmenët e ndaluar gjatë këtij operacioni administrojnë biznese të mëdha apo të vogla, apo janë tregtarë subjektesh të ndryshme. Megjithatë, burimet konfirmuan se bëhet fjalë për disa biznesmenë të njohur në Tiranë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Të Lidhura

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026
Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026
Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com