InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kulti i të huajve ka rënë prej kohësh Rama!

21 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga, Elona Caslli

Rama, nëse do t’u flisje shqiptarëve shumë vite më parë për një ide të të huajve, apo të një shqiptari që kish kryer studimet në një vend të huaj, mund të të dëgjonin krejt sy e veshë pasi do të besonin se diçka e dobishme do të vinte nga paraqitja e idesë.

Por, prej shumë vitesh kulti i të huajve ka rënë. Protesta mbi mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka përforcuar akoma më shumë rënien e këtij kulti, ku u pa qartazi qëndrimi dhe gjykimi me dy standarde i të huajve për Shqipërinë. Dukej se këta të huaj kishin një standard të posaçëm për të gjykuar një ngjarje në Europë dhe një standard të prodhuar enkas për Shqipërinë. Dukej se fabrika që kish prodhuar standardin e gjykimit për Shqipërinë, kish vënë mbi këtë standard etiketën – Prodhim për Shqipërinë!

Le të ndalemi tani tek shqiptarët që kanë kryer studimet jashtë vendit. Të kesh kryer studimet jashtë vendit dhe për më tepër në një vend si Franca, nënkupton që për vite me rradhë syri dhe brendia jote janë zgjuar dhe kanë fjetur me të bukurën.

Dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një artist dhe regjisor me një karrierë të pasur, sikundër e përshkruan ti artistin në fjalë, marrëdhënia me të bukurën është më e drejtpërdrejtë dhe shumë më e fortë. Lindin natyrshëm pyetjet për regjisorin me “s” dhe jo me “ z” ( siç e shkruan ti): -Sikur e njëjta protestë të zhvillohej në Francë, çfarë do të ndodhte? -Sikur Presidenti i Francës të kish rrëzuar dy herë ligjin e posaçëm mbi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Kryeministri të ngulmonte në marrëzinë e tij, çfarë do të ndodhte? -A do të mund ta përdorej mendimi i kunatit apo një çift antonimesh për të fyer protestuesit si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar në Francë?

E lexova me vëmendje deklaratën e artistit dhe regjisorit me një karrierë të pasur dhe sikundër e kam nënvizuar më lart, përveç mendimit të kunatit të tij dhe çiftit të antonimeve nuk kuptova gjë tjetër. Për të qenë më e kthjellët po e citoj: Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë. Gent Kame Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë?

Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë.

Gent Kame Post Scriptum- Rama, i jam mirënjohëse artistit dhe regjisorit me një karrierë të pasur mes Parisit e Romës,për kontributin e tij të çmuar në art, por është i pamohueshëm fakti që mendimi i një kunati apo çifti i antonimeve nuk përbëjnë një argument. Sepse në fund të ditës argumentet peshohen dhe nuk numërohen.

Mos ndoshta artisti dhe regjisori me një karrierë të pasur mes Parisit e Romës po përdor standardin e prodhuar enkas për Shqipërinë në gjykimin e kësaj çështjeje?!

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com