InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Halldupët dhe halldupëria”

11 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Ç’të ka bërë Tirana që e urren aq shumë KM?!

Ilir Demalia

Dje Shqipëria dhe shqiptarët treguan se jo vëtëm nuk ka mësuar gjë nga historia, por janë ende në shërbim të së keqes me vullnet dhe nënshtrim si gjithë historia shqiptare, përtej rrahgjoksjes “jem Ilira jem te Teuta . . .!” , është pajtim-nënshtrimi historik ndaj sundimeve dhe sunduesve si mungesë e koshiencës kombëtare, dinjitetit kombëtar dhe primitivizimit-folklorik.

Dje në Tiranë u përurua në mënyrë gjysëm të fshehtë me “flamujt e gjysëm hënës”, në një marshim nga sheshi Nën Tereza tek Kodrat e Liqenit, monumenti i viktimave të “grushtit shtetit në Turqi”?!!.. Në të njëjtën kodër ndodhen bustet e vëllezerve Frashëri dhe marathonomakut të pavarsisë , lëvruesit dhe kontribuesit të gjuhës dhe alfabetit Faik Konica.

Ilir-Demaliaj-SHBA

Kryeministri inaguroi bizneset e korrupsionit në Durrës, pa thënë asnjë fjalë për GËLBAZËN që hodhi mbi monumentin e Frashërlijve dhe Faik Konicës. Ky KM “oksidental i madh” që citon Konicën, po e bën Atë të dal nga varri ku e riatdhesuan sipas amanetit që i la Lamçes së vogël, Sefullah Malishovës, për ti rikthyer eshtrat në atdhe, të ngrihet nga varri dhe të rikthehet në varrin bosh në Forest Hills Cemetery në Boston pranë bashkëpuntorit tij Fanoli.

Kryeministri, për këtë turp kombëtar që bëri dje me inagurimin e monumentit për viktimat e grushtit të shtetit të stisur nga diktatori Erdogan, meqë citon Konicën, po i citoj atë ç’ka shkruante Konica, në numërin katër të Albania në shkrimin me titull, “Armiqtë e Shqipërisë”! Kjo ndoshta do të bëjë që mos t’a ndyej më emrin e Konicës dukë e pëmendur si mbulesë oksidentale!

“Prej këtyre faqezinjëve le të marrim sot ata që punojnë peër Halldupin, Turkomanët, dhe le t’u themi dy fjalë: ” Juve s’kini mend që të kuptoni ç’është mëmëdheu, s’kini shpirt që të ndjeni bukurirat e Shqipërisë, s’kini zëmbërë që t’u vijë keq për sa vuajnë të mjerët shqipëtarë, – po kini barkun miaft të gjërë dhe u ka ënda për të ngrënë nat’ e ditë: Andaj u pyes , ku keni për të gjetur bukë kur të ngjallet – se ka për t’u ngjallur – Shqipëria? Sa kini, sa nuk kini, stati shqipëtar ka ju a ka për të rrëmbyer në emër të kombit: do të jini të ndjekur si ligëtarë, dhe Halldupi – me mos pasur nevojë prej jush – do t’u lëshojë pa bukë. Juve që sot rroni me pagimet e tradhëtisë, ahere do lipni po nuk do t’u japin, sa do bini më dhe, e do ngordhni urie. Ashtu qoftë!”.

Por Kryeministri nuk është i vetëm në këtë turp kombëtar të memorialit turk duke përdhunuar simbolet kombëtare, kombin dhe integritetin kombëtar.

Në këtë turp kombëtar bëhet pjesë dhe opozita me përkrahje me të dërguarin e saj në ingurim Çollakun! Edhe intelektualët dhe artistët me bujar Kapexhiun! Edhe ata që heshtin dhe nuk flasin për këtë zhbërje kombëtare.

644948de-ae46-4fa3-8906-7d9dc331a9f4

Sot hapa gazetat dhe bllogjet për të parë denoncimin e ketij turpi e më përtej. . . kombëtar! Jo, nuk e denoncon opozita, jo intelektulët e shërbimit si shërbëtorë të sundim-sundimtarëve! Jo, gazetarët dhe analistët! Jo, flasin për pazaret e radhës, për pëfitimet që do sjellë rrezimi Ramës dhe ardhja e Bashës apo e kundërta!

Vigani veriut At Fishta shkruante:

Ju turkomanë, që doni me hangër me dy gërmazë,
E mesandej, turku, ju pështyn por si gëlbaza!

O zot që gjuen me rrufe
Mbi lisa e male kot
Tradhtarër na lanë pa Atdhe!

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com