DASHI
Këtë fundjavë keni patur sjellje bipolar. Kaloni nganjë gjendje shpirtërore tek një tjetër, duke i bërë ditët me shumë lëvizje, nëse jo për ju, të paktën për ata që keni pranë.
DEMI
Do keni një gjendje të këndshme shpirtërore.
Ashtu siç nuk ndodhte prej kohësh, koka dhe zemra juaj do bien dakord për të vendosur se cili duhet të jetë hap ii radhës.
BINJAKËT
Do ndiheni pak nervozë. Nëse nuk doni që këtë të dielë një diskutim të sjellë tjetrin, mbase është më mirë të bëni gati çantën e plazhit dhe të shkoni të pushoni.
GAFORRJA
Kjo e dielë për ju përmban një këshillë të çmuar.
Nëse e keni për zemër diçka, duhet të kujdeseni për të.
Jo vetëm kaq: nëse po mendoni për hapa të mëdhenj, yjet ju sugjerojnë të merrni kohën e nevojshme për të përcaktuar dejat e projektit tuaj të ri.
LUANI
Keni lënë pas dore miqtë dhe familjen prej javësh. Kjo e dielë është dita e duhur për të rikuperuar kohën e humbur.
Organizoni një drekë të këndshme me njerëzit që doni.
Do ndiheni të rigjeneruar.
VIRGJËRESHA
Ka ardhur momienti për t’u çliruar nga zinxhirët që ju kanë mbajtur të lidhur për kohë të gjatë pas një të shkuare që nuk është më.
Përpiquni të lini më njanë nostalgjinë. Ajo që keni ndjerë është vetëm një shije e lehtë e asaj që do mund të ndjeni në të ardhmen.
PESHORJA
Më në fund yjet ju shohin me sy të mirë.
Suksesi për ju ka trokitur, sin ë lojë, në baste dashurie apo në punë.
Përfitoni sa më shumë të mundeni, pasi yjeve dhe fazave të tyre nuk i dihet asnjëherë.
AKREPI
Hëna tek Virgjëresha i beson aftësive tuaja të shkëlqyera për të analizuar. Nëse të tjerët arrijnë të shohin 100 metra nga hunda e tyre, shikimi juaj mund të kalojë kilometrin.
Por, mos e përdorni këtë dhunti për t’u futur në labirinth, por mund të ndihmoni ata që nuk arrijnë të shohin as 20 cm më tutje.
SHIGJETARI
Në shpirtin tuaj do ketë pak turbullira.
I gjithë pluhur që keni nën tapet nuk mund të jetë fshehur, por mbase do surprizoheni kur të zbuloni se po ta nxirrni që atu, do gjeni dikë që është i gatshëm të dashurohet me ju.
BRICJAPI
Organizmi juaj ka nevojë të dizintoksikohet dhe shpirti juaj të marrë veten nga zhgënjimet.
Keni nevojë të ndërroni ajër, sepse ai që po thithni në këto moment, nuk ju vjen në ndihmë.
UJORI
Keni diellin në drejtimin e kundërt dhe kjo ju bën të jeni dinamikë më shumë se zakonisht.
Miqtë do jenë të lumtur me këtë gjendjen tuaj dhe do kaloni me ta momente vërtet të paharrueshme.
PESHQIT
Kjo e dielë i dedikohet ndjenjave.
Do dini të zhyteni në dashuri, ashtu siç nuk jeni ndjerë prej kohësh, motiv për të cilin partneri i ri do dijë t’ju tregojë rregullat e lojës me dashamirësinë e duhur.