InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha: Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet

1 Gusht, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha nga Berati: Refuzimin e 85% të shqiptarëve, detyra jonë ta kthejmë në projekt shprese

-Edi Rama ka dënuar dhe larguar disa personalitete në PS si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj apo Pandeli Majkon, të cilin me zor e mban në kabinet, por nuk ka larguar asnjë të akuzuarit nga drejtësia apo të shpallur non grata nga SHBA si dhe emrat që dolën nga publikimet skandaloze të përgjimëve. Kjo kategori bën ligjin në mazhorancë.

Në turin e takimeve që kreu i PD-së po zhvillon në bazë, ka sulmuar qeverinë dhe një pjesë bizneseve afër saj që po tentojnë të përçajnë PD dhe opozitën. Sipas tij, të gjitha këto manovra janë pjesë e skemës që synon që më përçarjen e opozitës të garantojnë jetëgjatësinë e pushtetit të qeverisë “Rama”.

“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”,–  deklaroi Basha dje në Korçë.

Kreu i PD-së deklaroi se 30 qershori dhe votimet moniste të PS janë prova më e fundit që tregojnë se me këtë qeveri nuk mund të diskutohet asgjë tjetër, përveçse zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale. Partia Demokratike ka më shumë se dy vite që denoncon manipulimet e zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare me emra konkretë ministrash, kryebashkiakësh dhe deputetësh që janë bërë pjesë e skemave të vjedhjes së votës. Deri më sot Prokuroria shqiptare nuk ka marrë asnjë zyrtar nën hetim dhe as Edi Rama nuk i ka larguar bashkëpunëtorët e tij të akuzar.

Duke përmendur me emra kryebashkiakët dhe ish-ministrat e përfshirë në vjedhje të votave dhe në korrupsion, Lulzim Basha deklaroi se dënimi i tyre nga drejtësia është i pashmangshëm. “Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”,- theksoi Basha. Prova që Edi Rama nuk do të lëshojë bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e zgjedhjeve u konfirmua 24 orët e fundit.

Kryebashkiaku i Durrësi dhe anëtari i Kryesisë së PS-së, Vangjush Dako u shpallë non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohej se ndalimi i hyrjes në SHBA lidhej me raste të mëdha korrupsioni. Për herë të parë SHBA kanë bërë një akuzë konkrete ndaj një zyrtari të lartë shqiptar dhe kanë dhënë ndëshkimin duke e shpallur non grata. Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama jo vetëm nuk ka bërë asnjë koment publik, por as nuk ka rishikuar pozicionin e Vangjush Dakos në strukturat e Partisë Socialiste. Zyrtarisht Dako është ende kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ende nuk ka marrë mandatin kandidatja e PS. Po ashtu as Prokuroria shqiptare nuk ka nisur ndonjë verifikim lidhur me akuzën dhe denoncimin që ka bërë DASH. Sinjali që dha SHBA konfirmon akuzat e PD-së lidhur me zgjedhjet në Durrës dhe blerjen e votave nga Dako dhe drejtues të tjerë të PS. Por këtij mesazhi Edi Rama i është përgjigjur me heshtje dhe mbrojtje të njerëzve që blenë votat me bandat e krimit të organizuar.

Edi Rama ka dënuar dhe larguar disa personalitete në PS si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj apo Pandeli Majkon, të cilin me zor e mban në kabinet, por nuk ka larguar asnjë të akuzuarit nga drejtësia apo nga SHBA si dhe publikimet skandaloze të përgjimëve./Q.Xhani/

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë, 2 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë, 2 gusht 2025!

2 Gusht, 2025

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 1 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 1 Gusht 2025

1 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com