InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Diell i çororditur/ Poezi nga Rexhep Polisi

19 Korrik, 2019
in Kulturë
A A
Diell i çororditur/ Poezi nga Rexhep Polisi
 SARANDË
 
Mbrëmë
Të kisha aq afër,
Aq pranë,
Sa dorën po të zgjasja
Do të prekja
Buzëqeshjen tënde,
Që edhe detin
E la pa frymë...
Do të prekja
Ajrin që ti thith
Dhe gjithë
Madhështinë...
Por dora nuk m'u bind
Dhe u futa nxitimthi
Në lumin e njerëzve,
Mes dallgëve
Pa kthim
Duke lenë pas
Dhembje
E trishtim...
 
 
DIELL I ÇORODITUR
 
Ky diell i çoroditur në Jug,
M’i grisi mendimet e m’degdisi larg…
Dikur rrezet e tij ngrohnin qenien time
Edhe pse i rrethuar nga akullnaja…
 
Deti që më përkëdhelte
Ëmbëlsisht me dallgët joniane,
Tani gulçon fjalë të pakuptimta,
Deri në deje e ndjej tërbimin e tij,
E, toka po çahet nga hidhërimi…
 
 
FTOHTË NË TIRANË
 
Ftohtë, ftohtë në Tiranë,
Mbi Dajt bora po rigon,
Si krah zogu më ngjanë,
Malli që më hënëzon.
 
Mbuluar me tis trishtimi,
Dita zvarritet e mpirë.
Ti ndrin si rreze agimi,
Si pikë vese e dlirë…
 
Bën ftohtë në Tiranë,
Dajti zbardh i përlotur.
Flokët e borës savan
Mbi heshtjen e ndrojtur…
 
 
VILSON BLLOSHMIT
 
Unë s’kam qenë në Sahara,
As në ëndrra s’e kam parë.
Saharaja njerëz ha,
Saharaja, tokë e tharë...
 
Unë s’kam qenë në Sahara,
As Vilsoni nuk pat shkuar,
Veç, kur shkroi vargjet për të,
Fundin kurrë s’e kish menduar.
 
Çdo vargu plumba i lëshuan,
Poetit që ndanë nga kjo jetë.
Mu në zemër e qëlluan,
Saharaja, ç’ferr i nxehtë!
 
Do të shkoj në Sahara,
Shpejt a vonë, do të shkoj.
Në më djegtë zjarri i saj,
Atë zjarr do përvëloj...
 
 
NATA DIGJET BRENDA MEJE
 
Në pëllëmbë të dorës më ka mbetur
Prekja e flokëve të zez si nata,
Më ka mbetur shtrirë dora, e
S’po mundem ta drejtoj nga vetja!
 
Nata digjet brenda meje, ashtu
Si zjarri që ndeze në retinën e syve.
Ç’të bëj me dorën time të zgjaturë!
Ti nuk më kthen asnjë përgjigje...
 
 
PULBARDHAT
 
U trembën pulbardhat
E ikën fluturim...
Mbi liqenin e trëndafilave
Të egër,
E tash
Nga dhembja e bardhë
Qajnë mëngjeset,
Gjithë trishtim...
 
 
PËSHPËRIMAT E DIELLIT
 
Koha shtangur ka qëndruar
Dridhet ankthi gjoksit tim.
Pranverën e mbaj mbi duar,
I gjithi bëhem blerim...
 
Kozmosin e kam pushtuar.
Puth e puth pa pushim.
Një mikrobotë të praruar
Më sjell ajo, ma përndrin...
 
 
PEZULL
 
Gjithçka pezull ka mbetur në motin gri,
Kjo mbrëmje pa ajër po më tharton,
Si vera e kuqe mbetur pa pirë...
Në një festë që pa filluar mbaron!
 
Përhumbur jam në këtë mbrëmje gri,
As vetë s’e di çfarë më mungon.
Kjo verë e kuqe mbi tavolinë,
Me ty më ngjan e më trishton…
 
 
PUTHJE DIELLI
 
Kam mall për atë puthje dielli,
Kam mall për atë përqafim…
Ti vështrimin ktheve nga deti,
E u përskuqe me perëndim.
 
Ku ndodhesh vallë këtë mbrëmjeë
Më kot të kërkoj në largësi,
Muzgun e puthjes pi me ëndje
Dhe vdes në perëndimin e tij…
 
 
ËNDËRR JETIME
 
Lotët e tu më mbetën në faqe,
Si kristal u thye mbrëmja.
Nuk ka hënë brenda kësaj nate
Pylli ndanë lumit oshëtin nga dhembja.
 
Iu luta ëndrrës, mos ikë këtë mbrëmje,
Ëndrrës jetime në botën e hirtë,
Nata e trishtë si gjysmë hëne
Ma plagosi ëndrrën gjer në shpirt.
 
 
NJË QERSHIZË
 
Një qershizë e brishtë buzë rruge
Paska çelur pa pritur muajin maj,
Londrojnë petalet në ditën e murrme,
Unë s’di pse ndjehem si i zënë në faj...
 
Harruar në shkresat mbi tavolinë,
Më ikën ditët krejt pa kuptuar...
Sot kjo qershizë më solli freskinë
E një stine që më kish munguar...
 
 
LOT BURRI
 
Nuk kam guxim ta shoh veten në pasqyrë,
Jo, nuk guxoj as sytë t’i ngre drejt qiellit,
Një gulç më mbyt në fyt dhe fytyrnxirë,
Derdhet një lot burri faqes së diellit...
 
As duart s’më bëjnë të kap laps të shkruaj,
Kanë ngrirë shqisat, asgjë nuk shquaj…
N’horizont më duket gjithçka e përshtirë
Dhe endem kuturu, kot më kot si i huaj...
 
 
* * *
 
Nuk di ç’ngjyrë kanë ditët atje larg,
A djeg dielli, apo po shtegton
Bashkë me ty
Në vise të tjera, nëpër largësi
Nuk e di, a dhemb deti atje,
A ka më stuhi brenda teje!
Ndërsa ndjej se
Brenda meje, dallgët e detit
I tërbojnë ditët e mia,
Ujë bëhem krejt dhe mbytem
Nga dashuria...
 
 
IKE NËPËR NATË
 
Tani që ike nëpër natë dhe
Le tek unë një mallëngjim,
Çdo minutë më duket i gjatë
Më dhemb kjo ikje e pakthim.
 
Dhemb si puthja e rrëmbyer,
Si dora që më mbeti pezull,
Si bukuria jote e përkryer,
Si syri i shkruar nënë’ vetull...
 
Më dhemb vështrimi i brengosur
Dhe fjalët thënë me përmallim,
Më dhemb takimi i përsosur
Ndaj pres të më vish në kthim...
 
 
BOTA MË RROTULLOHET NË DUAR
 
Ti më pyet së largu;
“Si është atje koha”...
Dhe zëri vjen i mjegulluar.
E bukur, sa ti, them,
Dhe bota
Më rrotullohet në duar…
 
 
VJESHTË
 
Rrugët janë shpëlarë nga shiu i natës
Që shkoi dhe një fllad i lehtë vjeshte
Më pershkon trupin tej e tej!
Janë po ato rrugë ku ecëm bashkë,
Po ato ndërtesa, po ato pemë,
 
Eshtë vjeshtë!
Një vjeshtë ndryshe nga vitet e tjera,
Një vjeshtë e përndritur
Si rrugët e Tiranës…
Vjeshta më sjell tek ti, 
Tek kujtimet tona të bukura
Dhe ndjej mall…
 

Të Lidhura

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025
Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur
Kulturë

Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur

29 Mars, 2025

TË FUNDIT

Të ndryshme

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com