InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jorida Tabaku: Mbledhja e fundit e Noterisë së Hajdutëve, Oligarkëve dhe Krimit të Organizuar

18 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Jorida Tabaku: Mbledhja e fundit e Noterisë së Hajdutëve, Oligarkëve dhe Krimit të Organizuar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, përmes një statusi në rrjetet sociale, reagoi në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit, e cila është edhe e fundit për këtë legjislaturë.

“Sipas kalendarit sot gjoja përfaqësuesit e popullit (se në fakt janë përfaqësuesit e oligarkëve dhe krimit të organizuar) do të votojnë PPP-në e rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 milionë euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 milionë euro”, shkruan Tabaku.

Mesazhi i plotë

Mbledhja e fundit e Noterisë së Hajdutëve, Oligarkëve dhe Krimit të Organizuar.

I shndërruar në një noter të vjedhjeve qeveritare, pseudo parlamenti sot do të votojë kontratat e fundit korruptive dhe abuzive në favor tëoligarkëve. Sipas kalendarit sot gjoja përfaqësuesit e popullit (se në fakt janë përfaqësuesit e oligarkëve dhe krimit të organizuar) do të votojnë PPP-në e rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

Dhe ironikisht, pasi do të miratojnë edhe këto kontrata e pasi kanë miratuar kontrata të tjera qindra milionë euro që janë sa 13% e PBB-së së vendit, parlamenti do të votojë ligjin për ndalimin e Ofertës së Pakërkuar. Nga 21 PPP të deklaruara deri më tani, 12 prej tyre janë me ofertë të pakërkuar ndërkohëqë qeveria gjoja do të miratojë një ligj për “ofertën e pakërkuar”. Të gjithë e dimë që kjo lëvizje është për t’i hedhur hi syve të FMN-së që me aq ngulm e ka kërkuar këtë ligj, por askush mos mendojë që specialistët nuk kanë gjetur rrugën për t’ia hedhur ligjit.

Këto akte të turpshme shoqëruar me një listë të gjatë ligjesh anti-kushtetuese si ligji Fusha për prishjen e Teatrit, ligji për ndotjen e mjedisit, ligji për të drejtën e autorit, ligji që lejon dhunën ndaj mjekëve, ligji në favor të lojërave të fatit e kështu me radhë.

Në gjashtë vjet vendi është drejtuar nga një qeveri e papërgjegshme dhe nga një parlament që ka noterizuar këtë papërgjegjshmëri dhe hajdutëri. Nje parlament që i është bindur deri në fund vullnetit të oligarkëve dhe kryetarit të tyre që sot drejton qeverinë, një aulë që i është përkulur vullnetit të bandave kriminale edhe duke i strehuar ato. Në 30 vjet demokraci zorr se mund të gjesh një parlament më të përlyer në krim, vjedhje dhe korrupsion se sa ky që sot mbyll punimet.

Me shumë mundësi, kjo është seanca e fundit e një parlamenti të tillë pasi jeta e tij nuk është e gjatë ngase nuk buron nga vullneti dhe vota e qytetarëve. Ajo çfarë shqiptarët duhet ta kenë të qartë është se ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet, do t’i dorëzojë Parlamentit të dalë nga vota e shqiptarëve jo nga paratë e krimit, ligjin Anti-Mafia dhe Anti-Oligarki. Ky ligj do të veprojë njësoj si ligji aktual anti-mafia por do të shtrihet edhe mbi kontratat korruptive të PPP-ve. Do të zerohen të gjitha veprimet që kjo mazhorancë ka kryer për të glorifikuar periudhën moniste duke i dhënë mundësi Institutit të drejtuar nga zoti Tufa të vazhdojë demaskimin publik të komunizmit.

Beteja jonë është për një Shqipëri Europiane dhe shqetësimi jonë është për shqiptarët jo për xhepat e oligarkëve.

Të Lidhura

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro
Aktualitet

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro

14 Maj, 2025
Rezultati do ishte shumë ndryshe me sistem proporcional kombëtar, ja si do ndaheshin mandatet
Aktualitet

Rezultati do ishte shumë ndryshe me sistem proporcional kombëtar, ja si do ndaheshin mandatet

13 Maj, 2025
Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat
Aktualitet

Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat

13 Maj, 2025
Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i MOTIT për ditën e martë
Aktualitet

Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i MOTIT për ditën e martë

13 Maj, 2025
Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë
Aktualitet

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë

12 Maj, 2025
Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!
Aktualitet

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!

12 Maj, 2025

TË FUNDIT

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë
Show Biz

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë

14 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 14 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 14 maj 2025

14 Maj, 2025

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro
Aktualitet

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro

14 Maj, 2025

Rezultati do ishte shumë ndryshe me sistem proporcional kombëtar, ja si do ndaheshin mandatet
Aktualitet

Rezultati do ishte shumë ndryshe me sistem proporcional kombëtar, ja si do ndaheshin mandatet

13 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com