InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Maxhoranca mbledh 28 firma për të shkarkuar Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë

16 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Maxhoranca socialistet pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Bordi i Bankës së Shqipërisë.

Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.

CV e Arben Malajt

Prof. Dr. Arben Malaj është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Ai ka shërbyer si anëtar i këtij Këshilli edhe në periudhën korrik 2016 – nëntor 2018.

Prof. Dr. Arben Malaj ka mbaruar studimet e larta për financë në vitin 1986 pranë Universitetit të Tiranës. Mban titullin “Profesor” që prej muajit shkurt të vitit 2016.Gjatë periudhës 2005-2006, ai ka ndjekur programin “Senior Felloë” pranë Universitetit të Harvardit, Shkolla e Qeverisjes John F. Kennedy, Qendra për Biznes dhe Qeverisje, gjatë të cilit kreu studimin kërkimor me fokus perspektivën ekonomike të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka kryer specializime pasuniversitare në disa universitete evropiane e amerikane dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Malaj ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik.

Prof. Dr. Malaj ka qenë Ministër i Financave gjatë periudhës 1997-1998, Ministër i Ekonomisë gjatë periudhës 2002-2003 dhe sërish Ministër i Financave në periudhën 2003-2005, duke shërbyer edhe si Guvernator i Shqipërisë pranë Bankës Botërore.

Në periudhën 1997-2013, ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës ka qenë edhe anëtar, zëvendëskryetar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në vitin 2001, ai ka qenë Kryetar i Delegacionit të Kuvendit Shqiptar në Parlamentin Evropian.

Prof. Dr. Malaj është bashkëthemelues dhe ish-President i Institutit të Politikave Publike dhe Mirëqeverisjes. Në periudhën 2016-2017, Prof. Dr. Arben Malaj ka qenë Rektor i Kolegjit Universitar “Luarasi”. Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, z. Malaj  është angazhuar si lektor me kohë të pjesshme dhe të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Ai është autor i mjaft studimeve të karakterit ekonomik, si dhe udhëheqës i shumë doktorantëve për tematika të zhvillimeve financiare lokale e globale. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkautor i disa teksteve mësimore.

Prof. Dr. Malaj ka mbajtur një sërë leksionesh të hapura në universitete të ndryshme brenda vendit, në rajon dhe në SHBA. Ai jep kontributin e tij publik në median e shkruar dhe vizive nëpërmjet opinioneve të ndryshme që lidhen me çështje të ekonomisë dhe financave shqiptare.

Të Lidhura

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë
Aktualitet

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë

12 Maj, 2025
Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!
Aktualitet

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!

12 Maj, 2025
Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.
Politikë

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

9 Maj, 2025
Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre
Aktualitet

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

8 Maj, 2025
Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Pas 2013 u larguan 45 për qind e shqiptarëve, Shqipëria u mbulua nga droga dhe krimi
Politikë

Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Pas 2013 u larguan 45 për qind e shqiptarëve, Shqipëria u mbulua nga droga dhe krimi

8 Maj, 2025
Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?
Aktualitet

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

7 Maj, 2025

TË FUNDIT

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi – që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi – që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë
Aktualitet

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë

12 Maj, 2025

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!
Aktualitet

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!

12 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 12 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 12 maj 2025

12 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com