Qeveria na ka mbytur me propogande per te na mbushur mendjen se ka ndertuar nje administrate te depolitizuar dhe ne sherbim te njerezve.Propaganda qeveritare rreket te na binde se ne administrate ka vetem specialiste,te majte e te djathte.
Eshte rasti per ta provuar edhe kete.
Nese ne daten 30 qershor kjo administrate do te sillet normalisht si nje administrate e pa varur dhe e lire,atehere shume prej tyre do te duhet te mos dalin ne votime per shkak te bindjeve te tyre te djathta dhe per shkak se mbeshtesin kauzen e opozites dhe dekretin e presidentit.
Por gjasat jane qe administrata te shkoje ne rresht per te votuar dhe kundrejt saj do te kete nje apel dhe kontroll te rrepte.Te pakten keto jane indicjet qe kemi nga miqte tane ne administrate.Askush nuk do te guxoje qe te mos shkoje tek kutia ate dite.
Atehere,lehtesisht dalim ne dy konkluzione qe cojne ne te njejtin destinacion.
E para,administrata eshte totalisht nje administrate me militante te PS-se dhe e ndjen detyrim dhe bindje te mbeshtese shefin e vet ne marrezine e vet.
E dyta,administrata eshte nen nje presion konstant me vendin e punes,me buken e femijeve dhe si e tille, i majte a i djathte qofte eshte i detyruar te shkoje te shkunde voten per te mbajtur punen.
Kur flas per administrate nuk kam parasysh vetem zyrat e shtetit,por te gjithe te punesuarit ne sektorin shteteror si mesuesit,mjeket,infermieret,punonjesit e OSHEE-se e shume te tjere.
Me shume gjasa keta te gjithe jane arma ne doren e qeverise per te legjitimuar me pjesemarrje nje proces farse dhe te kunderligjshem si ai i 30 qershorit.
Kjo ka per te deshmuar qarte se votimet nuk jane as te ligjshme e as te lira.
Per te qene demokratike jane mijera vite drite larg.











