Ajo çka percollen pergjimet e bera mediatike keto kohe, edhe me indiferentin, e bene te mbaje nje qendrim dhe te krijoje nje raport te vetin me kete proces, pavaresisht faktit se nese e shpreh apo jo kete gje. Kam pershtypjen qe keto permasa te shtuara te vemendjes ndaj ketij fenomeni nuk sherbejne si deshmi e faktit qe, eshte rritur kultura juridike nder njerez dhe, pikerisht per shkak te kesaj, merr dhe rendesi ky “mjet per kerkimin e proves”, referuar Kodit te Procedures Penale. As faktin qe eshte diçka e panjohur per njerezit, nuk me vjen per mbare ta pranoj.
E shoh me shume kaq te zeshem dhe te lakuar ne mase te gjere fenomenin, duke e lidhur me fort me menyren se si u shfaq.
Pra, sikurse marrin rendesi perpara syve te publikut njerezit e ekranit, ne shume raste, pavaresisht dhe asaj qe bejne, ashtu u duk se mori permasa te shtuara edhe ky fakt: u be fakt VIP. Eshte pikerisht ky element – ekranizimi – qe e veshi te njohuren, prezenten, te prekshmen me tipare gati te habitshme. Sa absurde duket, ne fakt! Eshte tamam si loja e nje femije qe tenton te flase me cel nga brenda te njejtes dhome me vellane apo motren e vet dhe i gezohet atij zeri te vonuar, asaj fjale qe i mberrin ne vesh nga aparati, paçka se e ka degjuar 1 sekonde me pare nga afer: pra, ajo qe vjen nga larg merr me shume rendesi.
E kush nga ne nuk eshte ballafaquar me nje fenomen te tille ne kohe fushate?! Referuar numrit te madh te rasteve te hasura, besoj se te gjithe kane vene re ndonje episod, qe atakon votimin korrekt, duke njohur si element ndikues dhe vendimtar presionin e pushtetit, blerjen apo dhe shantazhimin.
Persa u takon pergjimeve te publikuara, ajo qe ve ne levizje pershtypjen lidhet me faktin qe, pavaresisht se thuajse te gjithe – edhe njerezit e thjeshte – paçka se s’kane asgje per te fshehur, ne bisedat telefonike kane vetedijen se po pergjohen, duke u kujdesur t’mos permendin fjale qe mund te keqintepretohen, prapeseprape keto, kane shenuar episode flagrante te shtremberimit te votes.
Lidhur me kete, afermendsh, te lind vetvetiu pyetja: perderisa kane folur kesisoj ne celulare, ç’lloj bisedash mund te jene bere nga afer ndermjet ketyre aktoreve? Pra, pertej pergjimeve, çfare permbajtje mund te kene patur “papergjimet”?!
Kam pershtypjen se edhe kete, mund ta marre me mend secili prej nesh, duke e konceptuar si diçka uleritese, por qe nuk merr dot rendesi si fakt, pasi nuk ka mundur te mberrije tek ekrani: nuk eshte bere fakt VIP.