InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Opozita mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

24 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Basha: Opozita mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizm Basha ka reaguar për deklaratën e drejtuesve të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) lidhur me krizën politike në Shqipëri.

Në emër të PD dhe koalicionit opozitar, Basha shprehet se opozita mirëpret angazhimin e Gjermanisë për të zgjidhur krizën politike. “Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”,- deklaron në një postim në Facebook Lulzim Basha.

Edhe Edi Rama, në një reagim publik binte dakord me thirrjen politikanëve gjermanë për dialog, por kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve duke thënë se një hap i tillë nuk është në dorën e partive.

“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”,- shkruan Rama në një reagim në Facebook.

Paraditen e sotme, në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Deklarata e plotë e politikanëve gjermanë:

“Po e vëzhgojmë me shqetësim të madh krizën e brendshme në Shqipëri. Për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nevojitet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë, të dyja palët duhet të afrohen me njëra-tjetrën dhe të jenë të gatshme për kompromise.

Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohet asnjë temë.

Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje.

Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik”.

Të Lidhura

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com