InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Grali i Shenjtë i Edi Ramës

29 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Grali i Shenjtë i Edi Ramës

Nga, Eden Kollçinaku

Letërsia Arturiane na ka njohur me një objekt mistik shumë të lakmuar dhe çudibërës që e ka emrin Grali i Shenjtë. Disa gojëdhëna e përshkruajnë atë si një vazo. Disa të tjera si një poç. Madje, ka edhe nga ato që e përshkruajnë si një gur. Poeti francez, Robert de Boron ka arritur deri aty sa të thotë se gota e Jezusit në pikturën Darka e Fundit është Grali i Shenjtë.

Grali, vërtet mund të jetë një objekt me vlerë marramendëse dhe që sjell lumturi të pafundme, por për të janë vrarë me mijëra njerëz, sipas literaturave britanike. Autori anglez, Bernard Cornwell ka botuar një seri librash fiktivë, në të cilët mundohet t’i japë trajtë dhe formë Gralit, duke e shndërruar betejën mes Anglisë dhe Francës në Bretanjë dhe Normandi si një betejë për të zbuluar Gralin. Ndonëse është histori e trilluar, është tepër tërheqëse, sidomos kur arrin t’a portretizosh formën e Gralit të Shenjtë dhe t’i japësh jetë në aktualitetin ku ndodhesh.

Qeveria socio-rilindase e Edi Ramës po përdor një mjet të fortë propagande për të mbushur mendjet e popullit se gjithçka është në vijë të drejtë. Po bën gjithçka që të na bëjë të mendojmë se ata na e kanë sjellë Gralin e Shenjtë këtu. Por le të mundohemi dhe t’a marrim këtë si të mirëqënë. Pra, e zemë se qeveria Rama e ka sjellë Gralin në Shqipëri, siç ajo thotë.

A do të arrinte borxhi i vendit tonë kaq lart? A do të kishim një lëvizje masive të njerëzve drejt vendeve perëndimore? A do të kishim standarde kaq të ulëta jetese? A do të kishim një plakje kaq të madhe të popullsisë? A do të na duhej të kishim kaq varësi të madhe nga shteti? A do të binte Republika në këtë pikë sa të mos respektohej ligji dhe kushtetuta?

Po ku ndodhet Grali tani, që kemi më shumë nevojë për të? Më shumë se ne, kryeministrit i duhet ndihma e këtij objekti. Nga dita në ditë, kjo qeverisje prodhon lajme nga më të ndryshmet, por ajo që i bën bashkë këto lajme është se të gjitha janë skandale. Besoj se shumica e ka ndjekur aktualitetin kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, përshembull, ndodhën dy ngjarje shumë të neveritshme. Llogariteni tani këtë në një hark kohor gjashtë vjeçar dhe krahasojeni përsëri situatën tonë me të rajonit në përgjithësi.

Mos ky Grali i Edi Ramës është nga ato prodhimet imituese dhe fallco? Sepse përveç krizës ekonomike dhe politike, na ka futur edhe në një krizë të madhe sociale. Na ka përçarë si popull duke na vendosur përballë njëri-tjetrit dhe duke mos pranuar asnjë faj për vete. Vjedhje, vrasje, trafik droge dhe krim po dëgjojmë çdo ditë. Kjo është edhe një arsye e fortë se përse zhvillimi ekonomik ka rrënë dhe investitorët e huaj po lenë Shqipërinë dhe po drejtohen drejt tregjeve të sigurta jashtë.

Për Gralin fallco, qeveria i është mburrur edhe ndërkombëtarëve, me disa pseudo-reforma, misioni i vetëm i të cilave është kapja e çdo funksioni nga shteti. Mirëpo, në lidhje me ndërkombëtarët dhe diplomacinë, Grali s’na ka bërë asgjë. Asnjë takim zyrtar, asnjë marrëveshje të mirë dhe të ndershme tregtare ose politike, asnjë hap përpara drejt antarësimit në Bashkimin Europian. Madje sot, Hollanda paska votuar kthimin e vizave për Shqipërinë. Kë duhet të falenderojmë për këtë, Gralin apo Edi Ramën?

Arsyeja se përse po përmend një objekt të tillë është se ky objekt është inekzistent. Nuk është zbuluar asnjëherë dhe jo më t’a zbulojë një qeverisje si kjo.

E sa kohë do të duhet që të kuptojmë se Grali i Shenjtë është thjesht diçka imagjinare; mos presim që të na japë ai zgjidhje, por të përpiqemi t’a ndryshojmë vetë situatën? Apo duhet të besojmë se Grali i Shenjtë është diçka reale, për të cilin janë bërë edhe filma? Duhet të kuptojmë se lufta e qeverisë për të sjellë Gralin është diçka teatrale; ajo thjesht po lufton të mbajë veten akoma në këmbë. Përderisa qeveria nuk dëgjon dhe nuk vendos të ndryshojë politikat e saj — të cilat nuk kanë qenë aspak të suksesshme deri tani — është çdo gjë në dorën tonë nëse vërtet duam të fusim një alternativë të re në sistem: një alternativë që do të na mundësojë lirinë, pavarësinë, sundimin e ligjit dhe individualizmin e gjithsecilit.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com