Sot (dje) Edi Rama erdhi në Elbasan, duke u pritur me protesta. Sot (dje) në Elbasan erdhi një kryeministër, i cili për 6 vite e zhyti Shqipërinë dhe Elbasanin në një skamje totale, varfërie dhe mjerimi.
Sot, (dje) Elbasani i tregoi se nuk e mirëpret më dhe shumë shpejt, ky kryeministër do të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët.
Shoqërimi i ish deputetit Luçiano Boçi për mendimin tim si individ mbetet një shoqërim politik dhe unë shpreh keqardhjen më të madhe për policinë që është kthyer në vegël politike me narkodrejtorë.
Së pari, revoltën qytetare dhe bllokimin e rrugës së një kryeministri nuk mund ta ndalojë dot askush! Urdhrat e Taulant Ballës, nuk mund të ndalojnë as Luçianon, demokratët dhe qytetarët shqiptarë!