BalkanWeb ka zbuluar identitetin e dy grave që humbën jetën në aksidentin e ndodhur të mërkurën në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat.
Mësohet se viktimat janë dy murgesha kosovare, të identifikuara si shtetaset Diana Mjeshtri 45-vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe, të cilat humbën jetën për pasojë të përplasjes kokë më kokë të dy mjeteve.
Gjithashtu, bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.
Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhetonin 4 persona që kanë mbëtur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUD” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgesha.
Bëhet me dije se fouristrada ka tentuar që të frenojë por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar.
Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. Pesë të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.