Arsimi si diapason, apo fasadë?
Në botkuptimin e tyre , konceptet si diapason dhe fasadëmbartin një ngarkesë të brendshme që të çon drejt një alternative të ndryshme të interpresimit. Ato krijojnë një lëvizje e asaj qëduket dhe asaj që është, mes mundësisë reale dhe iluzionit të saj. Sot nuk jam për të shpjeguar këto dy terma por duke dashur tëhy në atë që sot për sot në Shqipëri pak flitet dhe diskutohet mbi ballafaqimin mes diapazonit që shtrihet e gjithë kompakti prej ciles vjen veprimtaria dhe fasadës ku realizohet arsimi , nga e cila individet e së ardhmës dalin në hendekun për përgatitjen e tyre gjatë gjithë jetës.
Si pjesë e fushës së edukimit, do doja të ishashumë pranë zërave që cdo ditë, kërkojnë minimumin e plotësimeve të kërkesave të tyre duke dashur të jenë sa më pranëvendimmarrjes së tyre profesionale, që çdo ditë kërkojnë plotësimin e kushteve minimale për të ushtruar profesionin e tyre, duke synuar një përfshirje më të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen profesionale. Kjo nuk paraqitet si një qëndrim kritik, por si një reflektim mbi realitetet që e shoqërojnë sistemin arsimor dhe mbi nevojën për një përmirësim të vazhdueshëm të tij. Jo vetëm për të qënë si njëtjetër aplikante e këtyre problematikve që ndeshen kudo nëarsimin tonë, por duke dashur të jap një evidencë nga ku con pikërisht kjo lloj tryesnie e padëshiruar që ngarkon cdo dit edhemë shumë institucionin Arsimor Shqiptar.
Jo më kot theksoj shume here Arsimin Shqiptarë, sepse ështëbërë pjesë e një karakteri të një tipari që asimulohet e gjithëpërmbajtja e tij ne forma të standartizuara, duke rrezikuar tëshndërrohet në një strukturë formale, ku përmbajtja përshtatetdhe uniformalizohet, duke mos reflektonnevojat reale të zhvillimit të individit.
Një nga çështjet më të dukshme mbetet raporti mes kurrikulës dhe kushteve në të cilat ajo zbatohet në praktikë. Duke u nisur nga vëzhgimet dhe praktikat në institucionet arsimore, gjendja e Arsimit Shqiptar sot problem më I madh I saj janë kushtet në tëcilat gjënden mësuesit përballë kurrikulës.
Sa e rëndësishme është kurrikula kur është thjesht njëmekanizëm funksioni?
Kurrikula Shqiptare e arsimit fillor është projektuar për të ofruar një diapazon të gjerë mundësish, duke përfshirë zhvillimin e aftësive të shekullit XXI, kreativitetin, mendimin kritik dhe punënbashkëpunuese. Megjithatë, realiteti i zbatimit të saj paraqet sfida të shumta për mësuesit, të cilët shpesh përballen me ngarkesa të madhe, mungesë trajnimesh të specializuara, burimetë pamjaftueshme dhe infrastruktura jo adekuate.
Ky kontrast midis prejardhjes formale të kurrikulës në dokumente dhe realitetit praktik në klasë krijon atë që mund të përshkruhet si hendek mes premtimit dhe realizimit të mësimit, duke e bërë sistemin arsimor të duket si një “fasadë”: një strukturë që duket funksionale në letër, por nuk përmbush potencialin e plotë të zhvillimit të nxënësve. Ky fenomen është i dokumentuar në literaturën ndërkombëtare dhe studimet lokale, ku shpesh evidentohet se cilësia e të nxënit nuk reflekton diapazonin e mundësive që kurrikula premton, veçanërisht nëzonat rurale dhe në grupet e margjinalizuara.
Pra, sfida nuk qëndron në dizajnin e kurrikulës, por në zbatimin e saj në një kontekst praktik, ku mësuesit përballen me kufizimereale që pengojnë realizimin e plotë të diapazonit të ofruar. Kjoe vendos kontrastin midis teorisë dhe praktikës në qendër tëdiskutimit mbi efikasitetin e sistemit arsimor shqiptar. Shqipëria në PISA 2022 rezultate e forcojnë më tej këtë reflektim, të cilat tregojnë treguesit e njëniveli pritshmërie të ulët të kërkesave të Arsimit.
Kjo e fundit tashmë përmendet si një nga faktorët më të“besueshëm”, që nga e cila vërtetohet nga vet sistemi, por edhesa faktorë të tjerë ka që pengojnë regjimin e sistemit ArsimorShqiptarë.
E trishtë është ky realitet. Unë flas si një mësuese e ardhshme, nga ku do nisi rrugëtimi im, angazhimi në të cilin do të kalojë e gjithë misioni nga ku mendohet të kaloi.
Në kuadër të praktikës profesionale, vihet re : nga njëra anë, pritshmëritë e një kurrikule që kërkon të zhvillojë individ të gatshëm për të jeten e më pas autonom dhe nga ana tjetër, kushtet reale që e kufizojnë këtë zhvillim në forma minimale dhe formale.











