=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
in Aktualitet
A A

Nga, Shpëtim Axhami
Kryetar i PLL

Burrat e kombit kanë veç ditëlindje…

Si sot, më 5 prill të vitit 1939, 87 vite më parë, lindi biri dhe trashëgimtari i NMT Zogu i Parë dhe i MS Mbretëreshës Geraldinë – Leka I.

Lufta e Dytë Botërore dhe vendosja e diktaturës komuniste në Shqipëri bënë që, ashtu si familje të tjera mbretërore evropiane, edhe Familja Mbretërore Shqiptare, me trashëgimtarin e tyre Leka I, të detyrohej të jetonte në mërgim.

Kur Familja Mbretërore ndodhej në Francë, në vitin 1955 ai u regjistrua në shkollën “Shqiponjat” në Zvicër. Në vitet 1956–1959 vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Londër. Më pas studioi Shkenca Politike dhe Ekonomike në Universitetin e Sorbonës në Francë. Ai zotëronte pesë gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe arabisht.

Më 5 prill 1957, kur Princi Leka mbushi 18 vjeç, Mbreti Zog, në prani të shumë personaliteteve të botës shqiptare në mërgim dhe miqve të huaj, e shpalli atë “Trashëgimtar të Kurorës M bretërore Shqiptare”

Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në Paris, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

“Unë, Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve, në minutën që hip në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetin mbretëror, betohem para Zotit Fuqiplotë se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore. Do të ruaj statutin dhe do të veproj sipas tij dhe ligjeve në fuqi, duke pasur gjithmonë parasysh të mirën e popullit. Perëndia na ndihmoftë.”

Çështja kombëtare (Kosova, Çamëria), largimi i komunizmit dhe ideali i Shqipërisë etnike ishin në qendër të veprimtarisë së Mbretit Leka I gjatë gjithë jetës së tij.

Në fund të viteve ’60 vizitoi SHBA-në, ku takoi shumë personalitete shqiptare patriotike. Në vitin 1969 zhvilloi takime në Australi, duke folur për çështjet kombëtare dhe gjendjen e Shqipërisë.

Aktiviteti i tij politik kulmoi në vitin 1972 në Spanjë, me Konferencën e Madridit, ku morën pjesë përfaqësues të diasporës shqiptare nga e gjithë bota. Aty u vendos krijimi i Frontit Nacionalist Antikomunist kundër regjimit të Tiranës dhe u miratua ideja për një Shqipëri etnike.

Mbreti Leka I do të shprehej:
“Kushtet e rrezikshme në të cilat ndodhet atdheu dhe kombi ynë kërkojnë që i gjithë emigracioni shqiptar të përmbushë misionin historik në mbrojtje të të drejtave tona; prandaj kërkohet bashkim.”

Në qershor 1975, gjatë Konferencës së Helsinkit për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, ai i dërgoi një memorandum ku theksonte se nuk do të njihte asnjë vendim që cenonte të drejtat e popullit shqiptar dhe integritetin kombëtar.

Më 8 tetor 1975, Mbreti Leka u martua me Mbretëreshën Suzana. Nga kjo martesë lindi trashëgimtari i tyre, Princi Leka II.

Më vonë, ai krijoi Këshillin për Çlirimin e Shqipërisë Etnike dhe strukturat përkatëse. Në vitin 1977, gjatë një konference në Beograd, deklaroi:
“Nuk mund të ketë paqe dhe mirëkuptim në Ballkan pa u njohur integriteti territorial i Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë.”

Për shkak të rrethanave politike, u detyrua të largohej dhe të jetonte në mërgim, fillimisht në Rodezi dhe më pas në Afrikën e Jugut.

Në gusht 1981 i drejtoi një letër Sekretarit të OKB-së, ku kërkonte dënimin e dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.

Zhvillimet e viteve ’90 i ndoqi me vëmendje, duke paralajmëruar manipulimin e zgjedhjeve të vitit 1991. Në vitin 1993 realizoi një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Në referendumin e vitit 1997 zhvilloi një fushatë aktive në të gjithë vendin. Edhe pse rezultati zyrtar ishte 34%, të gjithë e dimë se ai në të vërtetë ishte saktësisht i manipuluar.

Në qershor 2002, me kërkesë të 76 deputetëve, Familja Mbretërore u kthye në Shqipëri dhe u prit nga mijëra qytetarë.

Në vitin 2005 propozoi një alternativë të re politike me intelektualë dhe atdhetarë, duke synuar një drejtim ndryshe, përsa ishte parë deri në këtë vit, për vendin.

NMT Leka I ndërroi jetë më 30 nëntor 2011 në atdheun e tij. Në këtë ditë zie kombëtare u zhvillua ceremonia zyrtare mortore në Parlamentin e Shqipërisë.

Këto janë vetëm disa nga momentet kryesore të veprimtarisë së madhe të Mbretit Leka

Lavdi, i përjetshëm kujtimi i Mbretit Leka I 🇦🇱

Të Lidhura

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”
Aktualitet

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”

28 Shtator, 2026
Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026
82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”
Aktualitet

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”

26 Shtator, 2026
“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026
PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026
BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

TË FUNDIT

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”
Aktualitet

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”

28 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”
Aktualitet

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”

26 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com