Pas disfatës së Shqipërisë, ishte radha e Kosovës të përballej me fundin e “ëndrrës amerikane”, teksa u mposht minimalisht 0-1 nga Turqia në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur në minutën e 53’ Kerem Akturkoglu përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë mposhti portierin e Kosovës, duke kaluar Turqinë në avantazh.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me “Dardanët” që u shfaqën më kërkues dhe krijuan disa raste të pastra shënimi. Mundësia më e mirë erdhi nga Fisnik Asllani, goditja e të cilit u ndal nga portieri turk, ndërsa edhe traversa i mohoi golin sulmuesit kosovar.
Në pjesën e dytë, Kosova provoi të reagojë dhe shtoi presionin në minutat e fundit, duke iu afruar disa herë barazimit. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 87’, kur portieri turk ndali sërish Asllanin, ndërsa pati edhe pretendime për penallti për prekje të topit me dorë.
Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë e Kosovës nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa Turqia menaxhoi avantazhin deri në fund, duke siguruar kualifikimin dhe rikthimin në Kupën e Botës pas një mungese 24-vjeçare.
Kjo humbje i jep fund ëndrrës së Kosovës për një pjesëmarrje historike në Botëror, ndërsa Turqia feston një sukses të madh në transfertë.
Formacionet zyrtare:
Kosova (5-3-2): Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi. Trajner: Franco Foda
Turqia (4-2-3-1): Cakir; Çelik, Kokçu, Akturkoglu, Guler; Calhanoglu, Yildiz; Bardakci, Kabak, Yuksek, Kadioglu. Trajner: Vincenzo Montella
Mbi 13 mijë tifozë janë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej të cilëve 700 janë nga Turqia.
Minutë pas minute
71’ – Trajneri Franco Foda vendos të freskojë skuadrën, duke aktivizuar Edon Zhegrovën në vend të Mërgim Vojvodës.
71’ – Zeki Celik (Turqia) ndëshkohet me karton të verdhë pasi rrëzon një kundërshtar68’- Kryhet një zëvendësim te Turqia, Kerem Akturkoglu largohet nga loja, ndërsa në fushë futet Baris Alper Yilmaz
65’- Hakan Calhanoglu ndërhyn ashpër ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari
55’ – Ismail Yuksek ndëshkohet me karton të verdhë
53′- Gol Turqia! Kerem Akturkoglu përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe mposht portierin e Kosovës me një goditje në këndin e poshtëm të djathtë, duke kaluar turqit në avantazh
46’ – Gjyqtari Michael Oliver fishkëllen për nisjen e pjesës së dytë
45+3′ Gjyqtari i fryn bilbilit dhe mbyll pjesën e parë
45′ – Jepen 2 minuta shtesë
45+1′ – Kerem Akturkoglu ndëshkohet me karton të verdhë
45+1′ – Albian Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë.
33′ – Hakan Calhanoglu gjendet i lirë brenda zonës dhe gjuan, por përpjekja e tij bllokohet në mënyrë të shkëlqyer nga një nga mbrojtësit e Kosovës
30′ – Shans i madh! Vedat Muriqi merr një top të kthyer brenda zonës, kalon mbrojtësin, por gjuajtja e tij shkon mbi tra
29′ – Një gjuajtje fantastike nga Fisnik Asllani, dhe një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit turk, i cili i mohoi golin e parë Kosovës
22′ – Mbrojtësi i Turqisë bllokon një gjuajtje të Hoxhës nga brenda zonës.
11′ – Hakan Calhanoglu rrezikon duke goditur brenda zonës, por topi i tij bllokohet nga një prej lojtarëve të Kosovës
1′ – Lojtarët janë në fushë dhe gjyqtari Michael Oliver ka dhënë shenjë që të nisë ndeshja ndërsa ka qenë Kosova e cila ka kryer goditjen e parë të topit











