Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, bëri të ditur se mazhoranca nuk është dakord për dhënien e autorizimit.
Balla: Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë.
Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS.
Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj.











