Një grua nga Mozambiku solli në jetë vajzën e saj sipër një peme mango, teksa po përpiqej të shpëtonte nga përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Idai.
Nëna beqare Amelia lindi vajzën e saj, Sara, kur u ngjit në degët pemës me djalin e saj dyvjeçar.
“Isha në shtëpi me djalin tim dyvjeçar kur papritmas, pa paralajmërim, uji filloi të hyjë në shtëpi. Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të ngjitesha në një pemë, isha vetëm me djalin tim,” tha ajo për agjencinë UNICEF.
Familja u shpëtua dy ditë më vonë nga fqinjët.
Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji. Rreth 20 vite më parë, ku Mozambiku jugor u përfshi nga përmbytjet, një tjetër fëmijë erdhi në jetë mbi një pemë.












